E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci fton per njohje te reja te pavaresise

Ne takimin e djeshem te Mekanizmit Percjelles te Stabilizim-Asocimit (MPSA), i cili po mbahet ne Prishtine, Kryeministri Hashim Thaci beri thirrje per njohje te reja te pavaresise se Kosoves. "Njohja e pavaresise se Kosoves nga 21 shtete anetare te Bashkimit Evropian reflekton perqafimin e vlerave perendimore per liri dhe demokraci te popujve ne mbare boten, si dhe te drejten e popujve per t'u veteqeverisur'', deklaroi Thaci.

''Pavaresia e Kosoves nuk eshte vetem nje aspirate shekullore, por eshte perkushtimi yne per te krijuar kushte me te mira per secilin qytetar te Kosoves'', theksoi Kryeministri. "Ne deshirojme t'i tregojme gjithe botes se pavaresia jone nuk eshte dhe nuk do te jete kercenim per fqinjet tone dhe per rajonin, por do te jete faktor stabiliteti dhe kontribues ne axhenden evropiane", shtoi Thaci.

Kosova ze vend ne politiken e Bashkimit Evropian per Ballkanin Perendimor nepermjet Mekanizmit Percjelles te Stabilizim-Asocimit. Ky mekanizem eshte themeluar ne nentor 2002 me qellim qe t'u mundesoje institucioneve kosovare qe te perfitojne teresisht nga elementet kryesore te Procesit te Stabilizim-Asocimit dhe per t'i mundesuar Kosoves qe te mos ngece prapa vendeve te rajonit ne procesin e integrimit evropian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›