E Shtunë, 31 Tetor 2026

"UNMIK te ike, t'i lere vendin zyres simbol"

Prishtina preferon fundin e mandatit te UNMIK-ut dhe qe nga kjo administrate te mbetet nje prezence krejt simbolike ne perputhje me Rezoluten 1244. Kete e pohoi dje Presidenti Fatmir Sejdiu, pas deklaratave te fundit te shefit te UNMIK-ut se EULEX-i mund te futet nen ombrellen e OKB-se. Gjithsesi, analistet vene ne dukje se Prishtina zyrtare nuk mund te ndikoje aq shume ne qartesimin e misioneve nderkombetare pas 15 qershorit. Edhe Udheheqes dhe perfaqesues politike kosovare thone se kjo nuk varet shume nga Kosova, kur dihet se aktiviteti diplomatik per rikonfigurimin e UNMIK-ut dhe fillimin e punes se EULEX-it po zhvillohet ne nivelet me te larta nderkombetare.

Sidoqofte, preferencat politike te Prishtines jane qe UNMIK-u te perfundoje mandatin, duke i transferuar pergjegjesite te institucionet vendore dhe perfunduar tranzicionin nga misioni i Kombeve te Bashkuara tek ai i Bashkimit Evropian - EULEX. Por, se fundi, ishte shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, i cili tha se EULEX-i mund te hyje nen mandatin e Kombeve te Bashkuara.

Lidhur me keto paralajmerime, Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, thote se gjithcka pritet te qartesohet ne takimet diplomatike te nivelit te larte, qe po zhvillohen ndermjet Kombeve te Bashkuara me BE-ne dhe NATO-n. "Per ne eshte me rendesi qe e kemi dhene vizionin tone, se ne e mirepresim misionin e ri civil ne Kosove, EULEX-in, si formacion te Bashkimit Evropian ne bashkepunim me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, qe Kosoven e fusin ne nje faze te re te zhvillimeve".

"Natyrisht, deshirojme qe mandati i UNMIK-ut te perfundoje. Kurse, per aq sa do te jete simbolike Rezoluta 1244, te jete ajo pjese e prezences se UNMIK-ut", thote Presidenti Sejdiu.

Nderkohe, zevendeskryeministri Hajredin Kuci e pranon se Kosova nuk mund te kete ndikimin e vet paresor ne percaktimin apo qartesimin e fatit te UNMIK-ut dhe EULEX-it, pavaresisht se Prishtina do te deshironte qe EULEX-i te vinte si mision i BE-se dhe jo si mision nen ombrellen e Kombeve te Bashkuara. "Cdo gje nuk eshte ne doren e Kosoves. Ne jemi te gatshem qe te bashkepunojme me bashkesine nderkombetare dhe kjo do te jete edhe me misionin e BE-se dhe OKB-ne. Ne kete drejtim, nuk ka sfida qe Kosova ka perballe bashkesise nderkombetare. Ne e plotesojme njeri-tjetrin dhe nuk e konkurrojme. Kushtetuta e Republikes se Kosoves do te respektohet 100 per qind dhe ne tere territorin e Kosoves", tha zevendeskryeministri Kuci.

Misioni i planifikuar i BE-se ne Kosove mund te vendoset nen ombrellen e OKB-se, ka paralajmeruar shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker. Sidoqofte, Ruecker, ne disa raste, ka thene se UNMIK-u duhet t'u pershtatet rrethanave te reja ne Kosove pas shpalljes se pavaresise. Por, megjithate, vendimi perfundimtar mbetet te merret ne nivele me te larta ne Nju-Jork, pas konsultimeve qe po zhvillohen ndermjet qeverive te vendeve perendimore ne njeren ane dhe Moskes ne anen tjeter.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›