E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia nuk do ta ndale anetaresimin e Kosoves ne BE

BRUKSEL - "Serbia nuk do ta ndaloje Kosoven ne rrugen e saj drejt anetaresimit ne BE". Pohimi eshte bere dje, nga raportuesi i Parlamentit Evropian per Serbine, Jelko Kacin. Ai vleresoi se takimi dyditor i zhvilluar nga delegacionet e Parlamentit Evropian dhe Parlamentit te Kosoves eshte nje tjeter hap drejt integrimit te Kosoves dhe njohjes se saj nderkombetare. Ne deklaraten e tij per agjencine zyrtare te lajmeve Tanjug, Kacin tha se takimi ne Parlamentin Evropian "ishte historik" ne lidhje me faktin se flamuri i Kosoves se pavarur "u ngrit per here te pare ne takim". Kur u pyet nese kjo nenkupton se Parlamenti Evropian praktikisht e njeh pavaresine e Kosoves, Kacin u pergjigj: "Po, kjo eshte e vertete".

Z.Kacin tha gjithashtu se te gjithe te pranishmit ne takim ishin informuar lidhur me protesten e Beogradit kunder shpalosjes se flamurit te Kosoves pardje, ne mbremje. "Ne nuk reaguam per kete", tha Kacin. "Ekziston gjithashtu nje vend per Kosoven ne Bashkimin Evropian dhe une jam kunder dhenies se te drejtes se nje shteti, perfshire Serbine per te ndaluar Kosoven ne rrugen e saj drejt Bashkimit Evropian", nenvizoi Kacin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›