E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi i përgjigjet EBU-së

Kryeministri Hashim Thaçi, i ka dërguar një letër Jean Réveillonit, drejtor i Përgjithshëm i Unionit Transmetues Evropian (EBU), në përgjigje të letrës lidhur me transmetuesin publik në Kosovë.

Kryeministri Thaçi ka thënë se nuk është përfshirë asnjëherë në punën e Radiotelevizionit të Kosovës, siç kishte pohuar Réveillon. Raportet vëzhguese, të bëra gjatë fushatës së tanishme elektorale, konfirmojnë që RTK-ja ka ndarë një kohë pothuajse të barabartë të transmetimit për të gjitha partitë, dhe partia që unë udhëheq nuk është ajo që udhëheq për nga prezantimi në transmetim, ka shkruar Thaçi.

Kryeministri Thaçi nuk është pajtuar me përshkrimin e Réveillon për gjendjen në RTK dhe në përgjithësi të medieve në Kosovë. Ai ka ftuar një delegacion të EBU-së që të vijë në Kosovë, për të parë nga afër situatën në sektorin e medieve dhe gjendjen e tanishme të RTK-së. Gjithashtu, Kryeministri Thaçi i ka bërë thirrje EBUsë që ti japë një mbështetje më të madhe transmetuesit publik të Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›