E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analiza e Presidentit

Presidenti Fatmir Sejdiu ka deklaruar se të enjten se Federata Ruse nuk e ka hallin se si do të jetë statusi i Kosovës por dëshiron ta mbajë një temë hapur në vazhdimësi.

Në këtë mënyrë Presidenti Sejdiu sërish është përgjigjur ndaj deklaratës së presidenti rus, Dmitry Medvedev, i cili gjatë vizitës së fundit në Begrad ka thënë se çështja e statusit të Kosovës nuk është mbyllur ende.

Për Federatën Ruse, Kosova nuk është temë, për Federatën Ruse Kosova mund të jetë vetëm një shkas i konfrontim të saj apo i përballjes së saj të vazhdueshme me miqtë e Kosovës, me Perëndimin, me Evropën, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë Presidenti Sejdiu gjatë një ligjërate para studentëve të Universitetit të Prishtinës, në amfiteatrin e Fakultetit Juridik, më temë Kosova, zhvillimet aktuale, sfidat dhe perspektiva.

Ai ka përmendur edhe spekulimet në Beograd për krijimin e një baze të re paralele të forcave të Federatës Ruse apo të Serbisë në afërsi të Kosovës. Por, Presidenti Sejdiu nuk brengoset për këtë. Ju e dini se Kosova është sui generis me gjithë ecjen e saj dhe nuk ka kthim mbrapa dhe ska fuqi që mund ta kthejë rrotën e historisë pas. Këtë e kemi thënë dhe e themi. Deri më tani kemi 62 njohje, në krejt skajet e dynjasë, ka thënë ai.

Para studentëve kosovarë Presidenti Sejdiu ka folur gjerësisht për zhvillimet në vend, progresin dhe sfidat, për rrugën diplomatike që nga ndjekur Kosova deri në pavarësi dhe për vizion e së ardhmes.

Sejdiu ka ftuar të gjithë studentët që të dalin në zgjedhjet e 15 nëntorit, duke theksuar se ky procesi është një sprovë e madhe për Kosovën dhe një dëshmi për herë të parë që menaxhohet nga institucionet e vendit tonë.

Ai ka vlerësuar se fushata e deritashme zgjedhore, në kornizat e përgjithshme, është një fushatë që përmban kriteret themelore që lidhen me strukturën apo me ligjin dhe me kodin e mirësjelljes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›