Clinton më e adhuruar se Merkel
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka tejkaluar kancelaren e Gjermanisë, në listën e politikanëve dhe personaliteteve më të adhuruara në botë.
Tani Clinton rreshtohet në vendin e tretë, prapa presidentit të SHBA-së, Barack Obamës dhe udhëheqësit shpirtëror të Tibetit, Dalai Lamës. Merkel tani rreshtohet në vendin e katërt, por megjithatë mbetet europianja më e adhuruar.
Këtë e dëshmoi anketa e bërë nga agjencia hulumtuese Harris Interactive, e cila anketën e bëri për kanalet televizive France 24 dhe RFI.
Kjo agjenci anketoi mbi 6 mijë persona në Gjermani, Francë, Britani, Spanjë, Itali dhe SHBA.
Sa i përket ushtrimit të ndikimit politik, Merkel u rreshtua në vendin e tretë, prapa Obamës dhe kryeministrit të Rusisë, Vladimir Putinit.
Humbësit më të mëdhenj të kësaj ankete janë kryeministri i Britanisë, Gordon Brown, presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, si dhe Papa Benedicti XVI.