Thaci jo rikthim ne gjendjen e meparshme ne Veri

Rikthim të gjendjes së mëparshme në veri të Kosovës nuk do të ketë, për ketë kemi edhe mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me komandantin e KFOR-it në Kosovë, Erhard Buhler. Thaçi tha se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me KFOR-in.
“Posa e përfundova një takim të gjatë dhe frytshëm me komandantin e KFOR-it,Buhler ku sqaruam situatën e krijuar, pas zhvillimeve të fundit dhe arritëm mirëkuptimin për hapat e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të institucioneve shtetërore të Kosovë dhe KFOR-it. Ritheksoi nuk ka kthim prapa, askush nga partnerët tanë nuk kërkon një gjë të tillë." deklaroi kryeministriKreu i ekzekutivit të Kosovës tha se pas masave të reciprocitetit me Serbinë në pjesën veriore të vendit nuk ka krizë humanitare, sipas Thaçit edhe agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë dalë me vlerësim se nuk ka rrezik për ndonjë krize humanitare të mundshme.
Ndërkaq zëvendëskryeministres së Kosovës, njëherësh ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila shton: “Marrëveshja ka qenë që kjo sasi e ushqimit të lejohet, në kamion pesha totale e të cilëve bën 3.5 tone. Nuk kemi të bëjmë me ngarkesën, gjegjësisht me peshën e ngarkesës 3.5 tone, por peshën e tërësishme të automjetit bashkë me ngarkese, kjo është vetmja çështje që është diskutuar dhe natyrisht është lejuar.
Lila tha se reciprociteti me Serbinë do të vazhdojë. Sipas saj në Kosovë ka rritje të importit nga vendet e tjera të rajonit.
Sala Mehmeti