E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkato e basketbollit europianet me lojtaret me te mire

Merkato nuk është nxehtë vetëm në futboll, pasi basketbolli europian pritet të pasurohet me një ngalojtarët më të mirë të viteve të fundit. Ylli amerikan Koby Bryant është shumë pranë tranferimit në skuadra turke e basketbollit Beshiktash, që është gati të bëjë çmenduri për të bërë mbase goditjen më të madhe në historinë e basketbollit europian.

Gjithsesi, nuk bëhet fjalë për një kontratë afatagjatë, pasi lojtari do të luante për Beshiktash për gjashtë muaj, ndërsa nga kjo aventurë do të përfitonte 5.5 milionë dollarë. Në fillim kjo ofertë u pa si një “scoop” i merkatos, por tani gjithcka është konfirmuar nga vetë Bryan, i cili ka lënë të hapur kalimin e tij në Europë.

"Pres vetëm të më telefonojnë. Telefoni im është i hapur dhe pret thirrjen e duhur. Mund të luaj kudo, edhe në Europë”, ka thënë Bryant, i cili në vitet e fundit ka bërë firmosur shumë rekorde personale në NBA me skuadrën e Los Angeles Lakers. Basketbollisti amerikan nuk është i vetmi lojtar që mendon të largohet përkohësisht nga NBA, që për shkak të mosmarrëveshjes mes lojtarëve dhe Ligës, ende nuk është caktuar një datë për nisjen e tij.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›