Jo shkolla preferenciale MASH regjistrimet sipas vendbanimit

Ministria e Arsimit ka vendosur të mos tolerojë më rregjistrimet e nxënsëve në shkolla sipas preferencave, pasi kjo ndër vite ka sjellë një boshatisje të klasave në disa shkolla , në veçanti në Tiranë, duke bërë që disa të tjera të cilat cilësohen si më të mira e për pasoje të kenë mbingarkesë në klasa e mësim me turne deri në orët e vona të mbrëmjes. Të gjitha detajet i bën publike për “AS”, Fatmir Vejsiu, Drejtor i Arsimit Parauniversitar në MASH.
“Është një prirje e tillë për t’u regjistruar, por kapaciteti i shkollave “Ismail Qemali”, “Sami Frashëri” , “Qemal Stafa”, “Petro Nini” është i limituar, nuk është pa kufi. Mësuesit mund të jenë më të mirë në shkolla të tjera. Këtë vit me urdhër të ministrit është ngritur një grup pune për të parë se si është operuar vitet e kaluara. Sepse kemi raste të shkollave që nuk shfrytëzojnë kapacitetet dhe raste të shkollave që i mbikalojnë ato. Kemi mendimin që të lëmë një përqindje tolerimi 3-4 maksimumi 5 %. Janë 23 klasa nëpër gjimnazet e Tiranës që rrinë bosh, të pashfrytëzuara as turn i parë dhe as i dytë”-thotë Vejsiu.
Ndërkohë arsimitarët tërheqin vëmndjen për datat e rregjistrimit , në vecanti pë rata që do të ulen për herë të parë në gjimnaze.
“Nuk mjafton vetëm regjistrimi i emrit në një shkollë të caktuar, por duhet të plotësojën nëj formular që shkolla të marrë masa për përgatitjen, ndarjen e klasave, ofertat që i jepen, për interesat që kanë fëmijët, kështu që domosdoshmërisht periudha e regjisrimit të gjimnazit fillon jo më vonë se 1 shtatori dhe mbaron më datën 9 shtator”-thekson ai.
Këtë vit, sistemi parauniversitar është parashikuar të nisë një javë më vonë krahasuar me një vit më parë në datën 12 shtator.
Edlira Sulejmani