Thaci kercenon per doreheqjen terhiqet LDK
Hashim Thaci ka hequr kercenimin per doreheqje dje pasdite ne nje takim te papritur qe zhvilloi me kreun e LDK-se Fatmir Sejdiu. Takimi midis tyre eshte i pari qe kur Sejdiu dha doreheqje nga posti i Presidentit te vendit. Ne nje kumtese per media te LDK-se behet e ditur se ne kete takim u bisedua per zhvillimet aktuale ne vend ndersa bashkebiseduesit jane pajtuar qe te kete konsulta te metejme per marreveshje politike ne interes te zhvillimeve ne vend gjithnje ne pajtueshmeri me Kushtetuten dhe ligjet ne fuqi. Dje pasdite ne ambientet e qeverise kane mbajtur nje takim me dyer te mbyllura ushtruesi i detyres se Presidentit Jakup Krasniqi Kryeministri Hashim Thaci me dy zevendesit e tij Rame Manajn e Hajren Kucin si dhe nenkryetari i pare i LDK-se Eqrem Kryeziu. Takimet jane zhvilluar pas kercenimit te Kryeministrit me doreheqje qe per pretekst ka pasur mosbotimin e mundshem te strategjise per privatizimin e PTK-se ne mbledhjen e djeshme te Kuvendit. Deputetet me propozimin e grupit parlamentar te LDK-se kete ceshtje e shtyne per nje mbledhje te ardhshme. Per kete u pajtua edhe qeveria si propozuese. Shperberja e qeverise do ta conte vendin ne zgjedhje te jashtezakonshme te cilat do te duhej te mbaheshin brenda 45 ditesh prej momentit te shpalljes se tyre. Mirepo LDK-se dhe AAK-se ato nuk i leverdisin nga fakti se partia e pare perballet me problemin e zgjedhjeve brendapartiake kurse e dyta me mungese te liderit.
Thaci-SejdiuDrejtuesit e LDK-se dhe te PDK-se Hashim Thaci e Fatmir Sejdiu biseduan dje rreth zhvillimeve politike qe po kalon Kosova. Nga ky takim eshte dhene vetem nje komunikate e shkurter por pa hollesi Dr. Fatmir Sejdiu ish-president i vendit dhe Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ne cilesine e kryetareve te Lidhjes Demokratike te Kosoves perkatesisht te Partise Demokratike te Kosoves paten nje takim konsultativ. Ne kete takim u bisedua per zhvillimet aktuale ne vend ndersa bashkebiseduesit u pajtuan qe te kete konsulta te metejme per marreveshje politike ne interes te zhvillimeve ne vend gjithnje ne pajtueshmeri me Kushtetuten dhe ligjet ne fuqi.
KrasniqiNe vazhden e takimeve dhe konsultave me lideret e partive politike te vendit ushtruesi i detyres se Presidentit te Republikes se Kosoves dr. Jakup Krasniqi u takua dje me z. Zylfi Merxha nga Partia Rome e Bashkuar e Kosoves PREBK dhe z. Xhezair Murati nga koalicioni VAKAT. Ne takim u bisedua per situaten politike te krijuar ne vend. Krasniqi do te vazhdoje edhe ditet e ardhshme takimet me lideret e partive politike.
ZgjedhjetLidhja Demokratike e Kosoves LDK sipas Ismet Beqirit nuk do te pranoje ne asnje menyre qe kete vit te kete zgjedhje te parakohshme. Nga ana e saj Lidhja Demokratike e Dardanise nuk do te pranoje qe LDK te kete presidentin e ri ndersa ka kerkuar qeveri ekspertesh. Ish-presidenti Fatmir Sejdiu i ka deklaruar BBC-se se Gjykata Kushtetuese e Kosoves ne nje proces qe ai e ka cilesuar si te cuditshem e ka pamundesuar ate qe ta ushtroje postin e Presidentit. Sejdiu ka thene se vendimi i tij ka qene pa alternative dhe se sipas tij kjo do ta coje vendin ne zgjedhje te parakohshme.