E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith Kosova nuk ka krize institucionale

Kreu i zyres se ICO

Kosova nuk gjendet ne krize institucionale dhe gjendja politike eshte stabile deklaroi shefi i Zyres Civile Nderkombetare Pieter Feith. Shefi i ICO keto komente i beri pas nje konference te organizuar ne Ministrine e Arsimit me rastin e prezantimit te Raportit te Komisionit te Pavarur per Rishikimin e Kurrikulave dhe materialeve mesimore ne gjuhen serbe. Feith deklaroi se konsultimet po vazhdojne ne lidhje me ate se si mund te cohet procesi perpara pas njoftimit te Gjykates Kushtetuese dhe doreheqjes se Presidentit ndersa tha se ne gjithe kete proces Kryeministri e ka rolin udheheqes dhe kjo eshte ne perputhje me Kushtetuten.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›