Thaçi në ‘Projektet Globale’
“Globalizimi krijon marrëdhënie dhe kontraste të papritura në artin modern. Kjo seri fokusohet në rëndësinë e të ekspozuarit të veprave në një botë pluraliste të artit. E inspiruar nga ekspozimi i veprave të varura, që zakonisht i atribuohen ekspozitave ‘Salon de Paris’, që mbaheshin në shekujt e 18’të dhe 19’të, Broadway Gallery NYC e vazhdon këtë trashëgimi, por me një pikëpamje modern dhe të feksët. Duke përcjellë trendin e ekspozitave të mëparshme në Broadway Gallery NYC, kjo ekspozitë e nderon formatin e ekspozimit në sallon. Është kjo një traditë që zgjon kulturën moderne karshi një vetëdije dinamike kolektive”, thuhet, mes tjerash, në katalogun e ekspozitës.
Ndryshe, disa nga temat e rëndësishme të veprave të ekspozuara në Broadway Gallery NYC përbëjnë gërshetimin e romanticizmit, spiritualitetit dhe humanitetit. Pjesë e ekspozitës është edhe seksioni “Artists at Home and Abroad”, i cili synon që publikut në New York t’ia prezantojë komunitet artistike që veprojnë jashtë SHBA.
“Vizitorët do të mbesin të befasuar nga rezultatet e mahnitshme. Shpejtësia e interaksionit me mediat e reja lejon ‘bashkëbisedime’ globale artistike, të cilat deri vonë ishin të papara e të padëgjuara. Në përpjekje për të integruar shumë gjuhë të ndryshme artistike, kjo ekspozitë është instaluar në një format unik. Janë instaluar dy mure të gjata paralele, qëllimi i të cilave është krijimi i një dialogu hapësinor. Artistët në seksionin ‘Home and Abroad’ i lejojnë shikuesit që të ketë qasje në disa ide të rëndësishme artistike nga e kaluara dhe tashmja, përderisa, në të njëjtën kohë, bëhet edhe prezantimi i talentëve të rinj. Krejt kjo me qëllim të gjenerimit të një energjie të re kreative, nëpërmjet një pozicionimi të papritur dhe kundërthënës”, sqarohet tutje në katalogun përcjellës të ekspozitës.
Ekspozita mbetet e hapur deri më 24 shtator.
Artistët pjesëmarrës të ekspozitës “Global Projects” janë Maria Jaakkola, Tom Erik Andersen, Alessandro di Cola, Hasan Thaçi, Britt Bernard, Allan Friis, Susanne Demåne, Suzanne SÜ Fortin, Barbara Pissot, Diana Chelaru, Martina Reinhart, Amelia Midori Miller, Natalie Eichengreen, Bobi Dojcinovski
Luc Kordas, Marco Hofmann, Juyoung Yoo, Stephen Hall, Ania Toledo dhe Peter Borotinskij.
Hasan Thaçi është i lindur më 10 maj 1984, në Prizren. Ka të përfunduar Fakultetin e Arteve, në Universitetin e Prishtinës, dhe studimet
postdiplomike (master), të cilat i kreu në Prishtinë, në vitin 2007. ka marrë pjesë në një numër të konsiderueshëm ekspozitash personale e kolektive vendore dhe ndërkombëtare.