E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpata e Skënderbeut ‘kthehet’ në tetor

“Brenda tetorit do të jetë gati baza ligjore për rikthimin në atdhe të armëve të heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut”, ka deklaruar kryetarja e Parlamentit të Austrisë, Barbara Prammer, gjatë një konference të përbashkët për shtyp që pati me kryeparlamentaren shqiptare, Jozefina Topalli.

“Prej shumë vitesh, ne kemi marrëdhënie shumë të mira. Meqë baza ligjore është gati, shpresoj se parlamenti të punojë për sjelljen e shpatës dhe përkrenares së Skënderbeut gjatë muajit të ardhshëm”, theksoi ajo.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›