E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi paralajmëron veprime të tjera në veri

Qeveria e Kosovës vazhdon ta mbajë të ngritur shkallën e gjendjes së gatishmërisë në vend.

Kryeministri Hashim Thaçi tha të enjten para kabinetit të ministrave se rritja e gatishmërisë mbetet në fuqi dhe se organet përgjegjëse kanë obligim ligjor-kushtetues, ër vendosjen e rendit dhe ligjit në veri, përfshi edhe kapjen dhe sjelljen para drejtësisë të personave, që me veprimet e tyre, kanë rënë ndesh me ligjet ekzistuese.

Këto institucione kanë autoritetin e plotë kushtetues e ligjor për vendosjen e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, para së gjithash për vënien para organeve të drejtësisë të gjithë atyre që kanë shkelur rendin kushtetues të Kosovës dhe kanë punuar në kundërshtim me ligjet e Kosovës, ka deklaruar Thaçim siç raporton Radio Evropa e Lirë

Kryeministri Thaçi tha se komuniteti ndërkombëtar tashmë ka një gatishmëri për mbështetjen e veprimeve të qeverisë së Kosovës dhe për vendosjen e normalitetit në veri.

Thaçi nuk e ka përjashtuar mundësinë që organet e rendit të veprojnë sërish në veri në harmoni me vendimin për shkallën lartë të gatishmërisë që mbetët në fuqi.

Vendimi për nivelin e lartë të gatishmërisë për institucionet e sigurisë është në fuqi, tani janë organet apo mekanizmat operativ që vendosin për çështjet operacionale në çdo kohë dhe e kanë mandatin e vendimit që të veprojnë. Prandaj edhe lëvizjet e autoriteteve të sigurisë së Kosovës nëpër territorin e Kosovës për askënd nuk duhet të jenë befasi, ka thënë Thaçi. (rel)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›