E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e Fialkovës, Berisha e Topalli homazhe në ambasadën çeke

Krerët më të lartë të shtetit presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe kryeparlamentarja Topalli kanë kryer homazhe në nderim të ambasadores çeke Marketa Fialkova, e cila u nda nga jeta një ditë më parë.

Personalitetet më të larta të shtetit, kanë vlerësuar ambasadoren si një figurë që ka kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, ndërsa ndarja nga jeta e saj është ciëlsuar si humbje e madhe, jo vetëm për Çekinë por edhe për vendin tonë. Ambasadorja çeke, Marketa Fialkova lindi në 27 mars të vitit 1956 në Pragë të Çekosllovakisë.
 

Aktivitetet e saj në politikë nisën në vitin 1977, kur nënshkroi Kartën 77 (deklaratë kjo e cila, gjatë regjimit komunist, solli krijimin e grupit më me influencë të aktivistëve të të drejtave të njeriut në Çekosllovaki. Market Fialkova u emërua si ambasadore e republikës Çeke në Tiranë në vitin 2007 ndërsa më herët ka punuar si ambasadore në Poloni.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›