Thaçi për protestën: Zëra të izoluar, me agjendë kundër pavarësisë

Kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e Qeverisë ka folur për zhvillimet e fundit të Lëvizjes “Vetëvendosje”.
Ai i ka quajtur zëra të izoluar veprimet e Vetëvendosjes, derisa ka shtuar se janë po të njëjtit individ, të cilët kundërshtuan shumë procese nëpër të cilat ka kaluar vendi.
“Në të njëjtën kohë jemi të informuar edhe për veprimet e izoluara dhe zërat e izoluar që janë kundër këtij procesi, dhe që kanë qenë kundër edhe për bisedimet në Rambuje, janë po të njëjtit që kundërshtuan administrim ndërkombëtar edhe për planin e Ahtisaarit, janë të njëjtit që kanë qenë kundër negociatave në Vjenë dhe deklaratës së pavarësisë. Zërat e këtyre individëve janë gjithmonë me ata që janë kundër proceseve të dobishme në Kosovë dhe janë me agjendën e kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë kryeministri Thaçi në mbledhjen e Qeverisë.