Castro “shëndosh e mirë”

Lideri i Kubës, Fidel Castro, e ka shkrur një artikull, përmes së cilit kritikoi thashethemet rreth “sëmundjes” së tij të rëndë.
Artikulli u publikua në faqen zyrtare shtetërore “Cubadebate”.
Ky artikull shoqërohet edhe me foto të cilat e tregojnë 86 vjeçarin duke qëndruar jashtë, përfshirë një fotografi që e tregon liderin duke e lexuar numrin e fundit të gazetës së partisë komuniste, “Granma”.
Në artikull, Castro thotë se i ka publikuar fotot për të treguar se sa të pandershme kanë qenë thashethemet lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.
Kjo është dëshmia e fundit se Castro është gjallë dhe duket se është mirë, pas një jave thashethemesh se ai është në shtratin e tij të vdekjes.