E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana në sytë e fëmijëve, piktura më e bukur me 20 nëntor

Një Tiranë më e mirë përmes syrit të vogëlushëve që hedhin ëndrrën e tyre në pikturë. Është ky projekti i radhës i PS-së, që në njësinë bashkiake nr 8 organizon një konkurs pikture për fëmijët e këtij komuniteti, duke akorduar për atë që realizon pikturën më të bukur një udhëtim ne Eurodisney.
 

Ky është projekti i radhës i zemrës së Tiranës, që do të kurorëzohet në 20 nëntor në ditën ndërkombëtare të fëmijëve.
Sipas kreut të PS-së në njësisë bashkiake nr 8, Ervin Bushati, kjo është dhurata më e bukur për fëmijët e kësaj zone në ditën dedikuar atyre.
 

Në listën e gajtë të projekteve të realizuar në këtë njësi nga PS, Bushati shpreh keqardhje për mungesën e bashkëpunimit nga Bashkia e Tiranës.
 

Projekti i radhës i zemrës së Tiranës do të jetë organizmi i një akademie futbolli për të rinjtë që do trajnohen për tu bërë pjesë e një kampionati tjeter të minifutbollit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›