E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci vlereson arritjet ekonomike

Ne vijim te fjales se tij ne lidhjen direkte me Top Show kryeministri i Kosoves Hashim Thaci foli per arritjet ne fushen ekonomike gjate qeverisjes se tij.

Thaci tha se rritja ekonomike ne vend ka qene mbi 5 perqind sipas tij ne kulmin e krizes ekonomike dhe se buxheti i qeverise eshte rritur ne masen e 30 perqindeshit. Ai vleresoi realizimet ne infrastrukture dhe projektet e ardhshme duke cilesuar si me te rendesishmin nisjen e punimeve te autostrades Vernice-Merdare.

Rritja ekonomike ka qene me 5 perqind dhe u rrit buxheti me 30 perqind. Jane realizuar1200 kilometra rruge 500 projekte rrugore ne mbare terrotirin e Republikes se Kosoves. 90 perqind e fshatrave kane rruge te reja dhe kane akses me te lehte ne qytete fshatrat dhe qyetet jane lidhur me njera-tjetren. Endrren e qytetareve te Kosoves e kemi bere realitet kemi nisur punen per autostraden e Merdares tha kryeministri Thaci.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›