E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci prezanton planet e rikthimit te kontrollit kufitar ne veri

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha se kete premte dy pikat kufitare ne veri te Kosoves pika nje dhe ajo 31 do te vendosen nen kontroll te plote te autoriteteve kosovare dhe atyre nderkombetare. Ai tha se plani operacional eshte hartuar ne bashkepunim me misionin EULEX dhe forcat e KFOR-it. Sipas tij ne piken nje e cila u dogj nga serbet lokal do te vendosen doganiere dhe policia mirepo kjo pike do te vazhdoje te mbetet e bllokuar per mallrat serbe qe duhet te hyjne ne Kosove derisa ne kete pike te krijohen kushtet logjistike qe te funksionoje. Qarkullimi i mallrave per momentin nuk do te ndodhe as ne piken 31 mirepo mallrat qe kane akcize do te procesohen ne piken kufitare me Serbine ne Merdare e cila nuk eshte ne veri te Kosoves.

Keto veprime nga ana jone jane teresisht kushtetuese dhe ligjore te kordinuara ngushte me bashkesine nderkombetare dhe jane ne interes te qytetareve qe jetojne ne veri te vendit dhe rrjedhimisht e konsolidojne vendosjen e rendit dhe ligjit qe eshte parakusht themelor per cdo shtet dhe shoqeri demokratike.

Fajtor edhe qeveria ne Beograd

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Qytetin kufitar ne veri te Kosoves Mitrovica

Kryeministri Thaci eshte i vetedijshem per rezistencen qe kane paralajmeruar se do te bejne serbet e veriut kunder vendosjes se kontrollit ne dy pikat doganore ne veri. Ai per kete ben fajtor edhe qeverine ne Beograd.

Fatkeqesisht Serbia ne menyre te papergjegjshme eshte duke pergatitur strukturat ilegale e kriminale qe te shkaktojne dhune dhe te pengojne autoritetet legjitime qe te zbatojne detyrat e kontrollit kufitar dhe te sherbimeve doganore. Jam i sigurt dhe i bindur se keto perpjekje do te jene te kota ashtu sic kane qene te kota qellimet e Serbise per ndarjen e veriut te Kosoves tha kryeministri Thaci.

Kryeministri Thaci i kerkoi Serbise qe mos te nderhyje ne punet e brendshme te Kosoves por te sillet si nje vend fqinje per marredhenie te mira.

Serbia duhet te sillet ne menyre te pergjegjshme si nje shtet fqinj dhe te zbatoje obligimet e saja shteterore qe dalin si rezultat i marreveshjeve te arritura ne kuader te dialogut Prishtine-Beograd i ndermjetesuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbeshtetur nga SHBA tha kryeministri.

Mirepo shefi i delegacionit serb ne bisedimet me Prishtinen Borko Stefanoviq ka thene per mediat lokale serbe se vendosja e doganiereve kosovare ne dy pikat kufiare ne veri nuk ka qene pjese e marreveshjes per vulat doganore. Ai thote se kjo ceshtje duhet te zgjidhet ne kuader te dialogut te metejshem.

160

Autor Bekim Shehu

RedaktoiMimoza Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›