E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni: Kapen shpërlarësit e milionave

Nga Express më 15 shtator 2011 në ora 09:33

Autoritetet policore në Maqedoni njoftuan të martën se gjatë operacionit të koduar, të quajtur Ariel, kanë kapur grupin kriminal i cili përmes kompanive të fiktive kishte arritur të shpërlante afro 22 milionë euro.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë sqaroi përmes një kumtese se 11 maqedonë, nëntë bullgarë dhe një serb kishin themeluar disa kompani fiktive tregtare në emër të qytetarëve bullgarë, dhe ato gjatë viteve 2007-2011 i lëshonin njëra-tjetrës fatura false, me qëllim të shmangies së tatimit.
Grupi ishte formuar në vitin 2007, kur disa shtetas të Maqedonisë kishin angazhuar një grup bullgarësh për pastrim parash, duke i emëruar ata si persona juridikë, gjegjësisht si themelues dhe drejtorë të kompanive fiktive që ishin regjistruar në Maqedoni.

Autoritetet maqedone vlerësojnë se për shkak të këtyre aktiviteteve ilegale shteti ka humbur afro dy milionë euro të ardhura nga taksat. Dhjetë prej 21 personave të dyshuar tashmë janë arrestuar. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për evazion fiskal dhe pastrim parash.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›