Rasmussen nuk do te tolerohet rrezikimi i paqes dhe stabilitetit ne Kosove

Rasmussen tha se zhvillimet e fundit ne veri te Kosoves treguan se paqja dhe stabiliteti per nje moment mund te shkaterrohen por ngjarje te tilla vetem e kthejne Kosoven prapa.
Keto komente Sekretari i Pergjthshem i NATO-os Anders Fogh Rasmussen i beri ne nje konference per media gjate nje vizite ne Prishtine nje dite para se qeveria e Kosoves EULEX-i dhe KFOR-i te zbatojne planin per marrjen nen kontroll te dy pikave doganore me Serbine ne veri te Kosoves.
NATO-ja ka shpenzuar 12 vjet per siguruar paqe dhe stabilitet ne Kosove. Ne nuk do te lejojme qe arritjet e deritashme te vihen ne rrezik. Mandati i KFOR-it eshte qe te mbaje nje ambient te qete dhe te sigurt dhe kete KFOR-i do ta vazhdoje ta beje tha Anders Fogh Rasmussen.
Ftese per dialog konstruktiv
Ai shtoi se dialogu ndermjet Kosoves dhe Serbise eshte i nevojshem dhe u beri thirrje paleve te perfshira qe te konsultohen e jo te konfrontohen.
NATO e ka mirepritur marreveshjen per vulat doganore ndermjet Kosoves dhe Serbise e cila u arrit me dy shtator. Kjo ka treguar se te dyja palet jane te perkushtuara ne dialog dhe une besoje se edhe ne te ardhmen te gjithe aktoret e perfshire ne kete marreveshje do tregojne konstruktivitet qe kjo marreveshje te impelmentohet. Marreveshja eshte nje sinjal i mire qe vetem nepermes dialogut mund te ecet perpara tha Rasmussen.
Banoret serb te veriut te Kosoves tashme kane vene barrikada ne disa rruge te veriut per te penguar forcat e rendit qe te vendosin kontroll ne dy pikat doganore me Serbine. Mbreme ata ka zbrazur edhe disa kamione me rere mbi uren qendrore te Lumit Iber qe ndan pjesen veriore te Mitrovices me ate Jugore. Sekretari i pergjithshme i NATO-os i pyetur se cili do te jete reagimi i trupave te KFOR-it deklaroi
Trupat e KFOR-it mund te ndermarrin aksion per vetembrojtje nese eshte e nevojshme te mbajne nje ambient te qete dhe te sigurt. Po ashtu eshte ne mandatin e KFOR-it qe te siguroje qarkullim te lire te njerezve dhe qarkullim te lire te trupave neper tere rajonin e Kosoves.
Qeveria e Kosoves e vendosur te vendose kontrollin mbi pikat kufitare
Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci edhe njehere e perseriti sot se te premten do te zbatohet plani i qeverise se tij per te marr nen kontroll dy pikat kufitare me Serbine ne Bernjak dhe Jarinje. Ky plan eshte mbeshtetur edhe nga misioni EULEX dhe perfaqesuesi i Bashkimit Evropian ne Kosove Fernando Gentilini.
Ne nje deklarate te perbashket per media te dy misionet evropiane ne Kosove marreveshjen e arritur ne Bruksel me 2 shtator per vulat doganore e kane cilesuar si nje hap te rendesishem perpara drejt lirise se tregtise ne rajon.
Plani qe ka rezultuar ka per synim permiresimin e sundimit te ligjit ne portat ne veri te Kosoves. Plani do te operacionalizohet me 16 shtator. Ne keto porta do te kete ekipe te perziera. Puna operacionale do te behet nga EULEX-i ne perputhje me mandatin qe ka thuhet ne deklaraten e perbashket te misionit EULEX dhe zyres se perfaqesuesit te BE-se ne Kosove.
Autor Bekim Shehu / Prishtine
Redaktoi E. Xhani
160