Thaçi, takime të nivelit të lartë në Bruksel

Kryeministri Hashim Thaçi, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel, është pritur nga përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.
Në një drekë pune, Thaçi dhe Ashton kanë diskutuar për thellimin e përkushtimeve për perspektivën evropiane të Kosovës, thuhet në një njoftim shtypi të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.
“Në takim është diskutuar për përshpejtimin e proceseve të reformës në Kosovës për të përshpejtuar proceset integruese. Është folur edhe për proceset e bashkëpunimit rajonal, të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe progresin e mëtutjeshëm në procesin e liberalizimit të vizave dhe për nënshkrimin e marrëveshjes për tregti të lirë”.
Thaçi ka theksuar se Republika e Kosovës është e përkushtuar fuqishëm për thellimin e bashkëpunimit rajonal, me qëllim të avancimit të proceseve pozitive në rajon, të stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. “Kosova ka ndërtuar raporte të mira fqinjësore me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi, si dhe është e interesuar të ndërtojë raporte të mira ndërshtetërore edhe me Serbinë”, u shpreh ai.
Kryeministri i Kosovë në Bruksel është pritur edhe nga homologu i tij, kryeministri i Belgjikës Yves Leterme, shteti i të cilit që nga data 1 korrik do ta marrë udhëheqjen e presidencës së radhës të Bashkimit Evropian.
“Në këtë takim miqësor, mes dy kryeministrave, që ishte vazhdimësi e takimit të mëhershëm, që është mbajtur në Prishtinë, është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy qeverive në të gjitha fushat”.
Leterme thuhet se e ka konfirmuar mbështetjen për zhvillimin e Kosovës dhe për perspektivën evropiane të Kosovës.
Me këtë rast, janë nënshkruar edhe dy marrëveshje bilaterale mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Belgjikës, Marrëveshja në fushën e transportit rrugor dhe Marrëveshja për tranferimin e të burgosurve.
Kryeministri Hashim Thaçi në ditën e parë të vizitës zyrtare në Bruksel, është pritur nga komisionari për zgjerim i BE-së, Stefan Fule dhe nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Andres Fog Rasmussen.
Në të gjitha takimet e kryeministrit Thaçi me udhëheqësit e lartë të BE-së, është rikonfirmuar thellimi i përkushtimeve për perspektivën evropiane të Kosovës, me theks të veçantë çështjet që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave, për marrëveshjen tregtare me BE-në dhe çështje tjera me interes.
Pas pyetësorit për Marrëveshje Tregtare me BE-në, në muajt në vijim Kosova pret marrjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.