E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjithçka ka përfunduar

Lideri i Partisë së Rimëkëmbjes Serbe (SPO), Vuk Draskovic nuk beson se janë të mundshme negociatat e reja për statusin e Kosovës.

“Çfarëdo opinioni që të miratojë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, as negociatat e reja për statusin, as çfarëdo nisme në Kombet e Bashkuara, nuk mund të ndryshojnë realitetin”, ka thënë Drashkovic.

Një intervistë për gazetën “Danas”, Draskovic ka porositur autoritetet e Serbisë që Beogradi dhe Prishtina patjetër duhet të bisedojnë, të vendosin marrëdhëniet më të mira të mundshme.

Përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë duhet të bisedojnë me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës. “Shtetet që e njohin Kosovën e pavarur do ta quajnë këtë marrëdhënie mes dy shteteve, e ne do ta trajtojmë këtë si marrëdhënie brenda Republikës së Serbisë. Fjala është për dallime të mëdha terminologjike, pa konsekuenca praktike. Macja do të gjuajë minj, edhe pse ajo për dikë do të jetë e zezë, e për dikë tjetër e bardhë”, vlerëson Draskovic.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›