Sejdiu në Parlamentin e Malawit, bën thirrje për njohje të reja
Presidenti Fatmir Sejdiu ka shprehur besimin se mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të jetë pro shpalljes së ligjshme të pavarësisë së Kosovës, gjë e cila do të ndikojë në rritjen e numrit të njohjeve nga ato vende të cilat po hezitojnë të pranojnë realitetin e ri të krijuar në Kosovë.
Në fjalimin e tij të mbajtur të premten para ligjvënësve në Parlamentin e Malawit, ku ndodhet për vizitë zyrtare, kreu i vendit tonë ka falënderuar këtë shtet afrikan për njohjen e Kosovës në fund të vitit të kaluar
“Kjo njohje është posaçërisht e rëndësishme për ne edhe për faktin se ishte e para pas shqyrtimit gojor të nisur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për mendim këshillëdhënës lidhur me pavarësinë e Kosovës. Besojmë që shpejt do të kemi edhe mendimin e kësaj gjykate pro aktit të ligjshëm të popullit të Kosovës, i cili do të nxisë edhe vendet që kanë hezituar deri tani të marrin vendimin e duhur për njohjen e pavarësisë së vendit tim”, ka thënë Sejdiu.
Duke përkujtuar se Kosova ka qenë njëra nga tetë njësitë e barabarta të ish-federatës jugosllave, e cila është shpërbërë pas luftërave shumë të përgjakshme e shumë tragjike, të cilat i shkaktoi Serbia me agresionin e saj, presidenti Sejdiu tha se Kosova është rast tërësisht sui-generis, andaj nuk mund të vihen paralele me rastet e tjera të botës.
“Republika e Kosovës po dëshmohet fuqishëm si një faktor i paqes dhe i stabilitetit në rajon, duke kontribuar drejtpërdrejt për nxitjen dhe thellimin e bashkëpunimit në mes vendeve të rajonit. E ardhmja e gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian, dhe Kosova është e gatshme të bashkëpunojë ngushtë me partnerët e saj rajonal për ta realizuar këtë synim”, ka thënë Sejdiu.
Për më tepër, kreu i vendit ka theksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për rrugën e integrimeve në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
“Serbia ka dashur që ta zhdukë nga faqja e dheut popullin e Kosovës dhe ne këtë s’do ta harrojmë kurrë. Porse, ne jemi të përkushtuar që kjo pjesë tragjike e historisë sonë të mbetet vetëm pjesë e kujtesës, me qëllim që të ecim drejt prosperitetit dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të vendit, të rajonit dhe të botës mbarë”, ka thënë Sejdiu.
Presidenti i Kosovës i ka bërë thirrje Malawit që të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, dhe të ndihmojë në procesin e sigurimit të njohjeve të reja në mesin e vendeve afrikane dhe më gjerë.