E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, mbetet mister fati i 40-vjecares së zhdukur

KUKËS- Mbetet mister zhdukja e 40-vjecares Thellënxa Rexhmati në lagjen 5 në Kukës. Kanë kaluar thuajse 24 orë dhe ende nuk dihet asgjë për gruan, e cila rezulton e zhdukur që prej paradites së djeshme.

Pavarësisht se policia ka qëndruar mjaft hermetike në dhënien e informacioneve nga ajo që është mësuar nga të afërmit dhe banorët e pallatit thuhet se ditet e fundit 40-vjecarja kishte pësuar gjendje të rënduar psikologjike.

Kjo pasi gruaja ishte operuar në miter dhe ndihej e frikësuar nga përsëritja e sëmundjes. Madje të afërmit hedhin poshtë cdo dyshim se mes saj dhe bashkëshortit të ketë patur ndonjë konflikt. Deri tani pistat në të cilat janë përqëndruar hetimet është grabitja, largimi për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike ose ndonjë inskenim i mundshëm pasi në banesë mungojnë 3 milionë lekë të vjetra.

40-vjecarja u denoncua e zhdukur nga djali dhe bashkëshorti i saj të cilët kur mbërriten në shtëpi njeri pas tjetrit nuk e gjetën aty, ndërsa kanë pikasur bluzën e saj dhe thikën e bukës të gjakosur. Ndërsa sipas banorëve nuk është dëgjuar asnjë britme apo dicka e pazakontë për të ngritur dyshime rreth asaj që mund të ketë ndodhur.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›