Thaçi uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve: Shqipëria tregoi pjekuri politike
PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, uroi sot kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e fitores së koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Evropiane" në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, ndërsa shprehet se me këto zgjedhje Shqipëria tregoi pjekuri politike dhe kulturë demokratike.
Në tekstin e urimit thuhet se "në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, Ju shpreh përgëzimet më të sinqerta për zgjedhjet 23 qershorit, në të cilat Shqipëria tregoi pjekuri politike dhe kulturë të lartë demokratike".
"Fitorja e koalicionit tuaj, qetësia, transparenca dhe pranimi i rezultatit zgjedhor nga partitë politike shqiptare janë tregues të përcaktimit të Shqipërisë për vlera dhe integrime euroatlantike. Duke ju uruar fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit, shpreh besimin e plotë që qeveria e drejtuar nga lidershipi Juaj dhe i zotit Meta do ta ruajë dhe garantojë unitetin kombëtar, stabilitetin dhe prosperitetin e Shqipërisë', thuhet në mesazh.
Kryeministri Thaçi thekson se "Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që edhe më tej të thellojë bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Shqipërisë, në rrugën e përbashkët europiane, si dy shtete të pavarura'.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Thaçi telegram Berishës: Zgjedhjet të sukseshme, kaluat testin e demokracisë