E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i ri i PD, Berisha i mbyll derën gardës së vjetër: Fillim i ri, lidership i ri

berishaaaaaTiranë- Lidershipi i ri i Partisë Demokratike do të zgjidhet nga Kuvendi i Demokratëve përmes parimit një anëtar, një votë, në një garë të hapur që do ti paraprijë një analize të humbjes të PD-së më 23 qershor.

Është ky vendimi që ka marrë Sali Berisha, i cili nga mbledhja e sotme e Kryesisë së PD-së tha se sot çelet gara për pasardhësin e tij, i pari pas 22 vitesh krijim, duke shënuar kësisoj siç theksoi kryeministri në ikje ‘një fillim të fuqishëm’ për demokratët.

Berisha e mori të gjithë përgjegjësinë e humbjes së zgjedhjeve për vete, edhe pse e di fare mirë se po kaq përgjegjës është edhe e gjithë garda e vjetër e partisë së tij. Ndaj dhe nuk ka lanë asnjë ekuiviok ku ka shpallur devizën e fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri, duke ia mbyllur derën veteranëve.

Fillim i ri është i pamundur pa një lidership të ri. Lidershipi i ri ka fatin që të mos ketë historine, por trashëgiminë e saj. Kjo fjali e fundit duket se u adresohet pikërisht atyre që u përkasin historisë së kësaj partie dhe i hap rrugë atyre që duhet të shfrytëzojnë trashëgiminë.

Pasi shpalli zgjedhjen sipas parimit ‘një anëtar një votë’, Berisha shtoi: “Më tej, lidershipi i ri do të bëjë analizën e humbjes, që është serioze. Filozofia jonë nuk është e kokave të turkut. Nuk bejme gjah. Kryesia do të jepte dorëheqjen. Nuk ia këshilloj. Lidershipi i ri do të zgjedhë kryesinë e re. Me qëllim që të hapet sot e në vazhdim gara për zgjedhjen e lidershipit të ri të PD-së. PD-ja ka pësuar një humbje të qartë dhe ajo ka një pikë në fillimin të ri të fuqishëm. Është në detyrën tonë, e në detyrimin tonë madhor, moral, ti japim asaj mbështetjen totale për fillimin e saj të ri më të fuqishëm që ka patur ndonjëherë,-tha Berisha.

Sipas kryeministrit në ikje, PD-ja ka humbur betejën, por siç theksoi ai partia e parë pluraliste shqiptare ka në vetvete qindra e mijëra forca nga më të kualifikurat të vendit, që kanë një kontribut e janë pjesë qendrore të të gjitha arritjeve këto 8 vite.

Këto forca, burim të jashtëzakonshëm njerëzore janë të vendosura sot më shumë se kurrë të vazhdojnë mbështetjet e alternativës për Shqipërinë një vend i zhvilluar…Kanë investiminin e tyre kolosal në këtë projekt, krenarinë, pasionin e  tyre në këtë projekt…Janë këto shkaqe që i bëjnë ata mbështetësit më të fuqishëm e më të palëkundur të PS-së. PD-ja ka një numër shumë të madh anëtarësh e militantësh të saj që janë më të vendosur se kurrë të qëndrojnë e të pregatiten me seriozitetin më të madh për betejën e ardhshme,-tha ai.

Berisha duke prezantuar procedurën e zgjedhjes së personit që do ta zëvendësojë në PD, tha se një fillim i ri i fuqishëm do të bëhet i mundur nga grupi parlamentar demokrat. Ka njerëzit që mund të bëjnë avokatinë më të fuqishme…tonë në parlament…Grup lartësisht i kualifikuar…Kjo këkron që në ditën e parë të lenë atë karrige, të harrojnë se janë qeveritarë, por janë avoketër të atyre që presin të shohin partinë e tyre fituese në mandatin e parë…,-tha ai.

foto-berishaBerisha tha se është detyrë kryesore imediate procedura e përzgjedhjes së lidershipit të ri. E këtu është apeli im për të gjithë anëtarët e PD-së, ta konsiderojnë këtë proces si një mision jetik për fillimin e ri të fuqishëm e të sukseshëm të PD-së. Ky është më i vërteti i të gjtiha filimeve të reja,-tha ai.

Zoti Berisha tha se lidershipi i ri do të ketë të drejtë të bëjë listën tja çojë forumeve edhe forumet vetë kanë të drejtë të shkojnë në listë.

“Ecim të sigurt drejt asaj që është një fillim i ri i fuqishëm…Kam menduar që në statut të hapim nenin…ky që vjen vjen me vizionin, ska nevojë për historinë, trashigiminë po,-tha ai.

Berisha u shpreh se nuk ka preferuar të shënjonte vetë një pasardhës, duke thënë se në garë mund të marrë pjesë çdo anëtar i PD-së. Nëse do të doja të shënjoja pasardhësin, dua ta lë të jetë një garë e hapur. Cili do nga strukturat e PD-së e jashtë…le të vijë të hyjë në garë me një kusht: Të pranojë garën. Kemi regjistrin dixhital të anëtarësisë, ndaj do të bëjmë program. 1 javë do të kenë afat të gjihë ata që kanë ambicie pozitive për të nderuar këtë garë. Pas një jave, të premten tjetër ata fillojnë strukturat gati për të dëgjuar programin e tyre. Gazetat gati për të shpallur në mënyrën të centimetruar programin e tyre e të barabartë, e kjo do të krijojë një komision që do të shoqërojë formalitetet administrative, votimet, kutitë…do përzgjidhen vendet për anëtarësinë që është larg. Në mënyrë që ne të ecim drejt një krijimi të ri të fuqishëm e të suksesshëm,-tha ai.

Sipas Berishës PD-ja ka forca, projekt e përkushtim që se ka pasur kurrë ndonjëherë më të madh. Humbja është në targetin e lidershipit të ri ta analizojë. Skam bërë kurrë e sbëj analiza,-tha lideri historik i PD-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›