E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel, BE-ja hap negociatat me Serbinë dhe për MSA-në me Kosovën

serbia-dhe-kosovaBruksel- Samiti i Liderëve të Bashkimit Evropian kanë vendosur sot hapjen e negociatave me Serbinë për anatërësimin në BE.

Ka qenë Herman Van Rompuy, presidenti i Këshillit Evropian i cili ka konfirmuar lajmin duke shkruar në Twitter.

Pritet që bisedimet të fillojnë në muajin Janar të vitit të ardhshëm.

Vendimi vjen pas rekomandimit të bërë nga Këshilli i Ministrave të BE-së, që u mbajt në fillim të kësaj jave në Luksemburg. Konkluzionet u miratuan në mënyrë unanime nga ministrat e jashtëm të BE-së të martën dhe tashmë kanë marrë konfirmimin e krerëve të shteteve apo qeverivë.

Kjo është dita e dytë e Samitit në Bruksel ku në krye të axhendës ishte Serbia.

Ndërkohë, që në samitin e ditës së djeshme, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se mbledhja e parë BE-Serbi, në lidhje me negociatat e anëtarësimit të kësaj të fundit në bllokun evropian, mund të mbahet në janar të vitit 2014, vetëm nëse në dhjetor ka verifikime të sakta për zbatimin e plotë të marrëveshjes me Kosovën.

serbiaVan Roumpy për Serbinë

BE-ja hap negociatat për MSA-në me Kosovën

Sakqa që në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian, sot u  aprovua gjithashtu hapja e negociatave për MSA-në me Kosovën. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj i cili ka shkruar në Twitter.

Vendimi që autorizon hapjen e negociatave për MSA-në në mes të BE-së dhe Kosovës është miratuar, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Ky proces ka tri qëllime strategjike: stabilizimin dhe tranzicionin drejt një ekonomie të lirë dhe konkurrente të tregut, promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe perspektivën evropiane. Ndërsa Kosova do të përfitojë përkrahje të vazhdueshme financiare nga BE-ja, që e ndihmojnë atë për të arritur objektivat e kësaj marrëveshjeje.

Procesi i Stabilizim-Asocimit, është kornizë e politikave të BE-së për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të së cilës zhvillohet procesi i integrimit të këtyre shteteve në BE deri në anëtarësimin e tyre të plotë.

Ndërsa këto vendime i ka përshëndetur edhe Komisioneri i BE-së për Zgjerimin Stefan Fyle.

Pas vendimeve të Këshillit të Evropës: Urime Serbisë dhe Kosovës. Pres me padurim nisjen e negociatave, – ka shkruar Fyle në Twitter.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›