ThaciPranimi Rezolutes ne nje forme eshte njohje nga Serbia
Terheqja nga propozimi i rezolutes se saj nga ana e Serbise ka qene nje dorezim humbje qe ne fillim para se te hyje ne beteje keshtu eshte shprehur kryeministri Hashim Thaci sapo eshte kthyer nga qendrimi disaditor ne SHBA ne seline e OKB-se dhe vizites zyrtare ne Katar. Ne nje konference per mediat ne Aeroportin e Prishtines Thaci ka pershendetur miratimin e Rezolutes per Kosoven nga Asambleja e Pergjithshme e OKB-se dhe me pas e ka vleresuar shume te suksesshme dhe frytdhenese viziten ne Katar dhe takimet me ambasadore te vendeve anetare te OKB-se me karakter lobues per njohjet e reja te shtetit te Kosoves. Sipas kreut te qeverise kosovare ky dokument do te duhej te mbyllte kapitullin shekullor te konfliktit mes Kosoves dhe Serbise dhe te hape kapitullin e shekullit te ri ate te bashkepunimit ndershteteror mes Kosoves dhe Serbise dhe integrimit ne NATO dhe BE. Sipas Thacit opinioni i GJND-se ishte legjitimim juridik i pavaresise se Kosoves rezoluta e re e Asamblese se pergjithshme te OKB-se ishte nje sukses politik diplomatik dhe konfirmim i shtetit te Kosoves.