Thaçi:Qytetarët të përmbahen nga veprimet e dhunshme
“Dua të shpreh keqardhjen time të thellë për ngjarjen fatale që rezultoi me humbjen e jetës së një qytetari të Republikës së Kosovës, si pasojë e shpërthimit të një granate të dorës në veri të Mitrovicës. Më këtë rast, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit”, theksoi Thaçi i cili u bëri apel organeve të hetuesisë të zbardhin ngjarjen.
“Qeveria fton të gjithë qytetarët që të përmbahen nga veprimet e dhunshme, të rrinë të qetë dhe pakënaqësitë eventuale t'i shprehin në mënyrë paqësore e demokratike. Ritheksoj edhe njëherë se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për sundimin e rendit dhe ligjit, dhe për t'iu shërbyer qytetarëve anekënd Kosovës. Jam i vendosur, nuk ka kthim prapa për asnjë milimetër”.