E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Aktet e dhunshme, të papranueshme

“Institucionet e Republikës së Kosovës janë thellësisht të përkushtuara për krijimin e një mjedisi paqësor, të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim etnie e besimi, prandaj vlerësojmë se aktet e dhunshme si ky i sotmi janë tërësisht të papranueshme”, theksoi Presidenti Sejdiu.

Presidenti Sejdiu pohoi se dhuna cenon interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe kërkoi nga institucionet përgjegjëse, vendëse dhe ndërkombëtare, që urgjentisht ta ndriçojnë këtë akt, kurse fajtorët t’i nxjerrin përpara drejtësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›