Rriten pensionet për personalitetet më të spikatura në vend

Qeveria shqiptare ka vendosur të rriti pensionet e posaçme për personalitetet më të spikatura në vend.
Vendimi është marrë të mërkurën në mbledhjen e fundit të qeverisë.
Deri tani vlera e pensionit të posaçëm ishte jo më shumë se katërfishi i pensionit social, ose 30 mijë lekë.
Me vendimin e fundit pensioni special shkon në rreth 80 mijë lekë.
Pensionin e posaçëm në Shqipëri e përfitojnë 185 personalitete të fushave të ndryshme.
Sipas vendimit, efektet financiare nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2023 llogariten në shumën dyqind e shtatë milionë lekë të rinjë dhe do të përballohen nga fondi i buxhetit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të miratuar për vitin 2023.
/ rtsh.al /