Thaçi: Kundërshtimi i zgjedhjeve i takon një mentaliteti tipik komunist
Prishtinë, 16 dhjetor, NOA - Lideri i PDK-së Hashim Thaçi thotë se kundërshtimi i zgjedhjeve në Kosovë është një mentalitet i tipit komunist.
Duke bazuar çdo gjë te vendimi i gjykatave Thaçi shprehet se âvendimet e tyre duhet të jenë plotësisht të respektuara nga të gjithë, ndërsa mësimet e kontestimit të vullnetit të qytetarëve të Kosovës siç ka ndodhur në ndonjë vend në rajon nuk duhet të barten në Prishtinë. Thjesht ky është një mentalitet tipik komunist, duke mos pasur mundësi për tâu përballur me garë, i qasen kontestimit, por kjo nuk do të pijë ujëâ tha Thaçi.
Ai u shpreh se ka ankesa, por edhe ne kemi ankesat tona në Prishtinë e në Podujevë.
âKa ankesa të shumta të cilat besoj se do të shqyrtohen nga organet kompetente, nga KQZ-ja dhe PZAP-i. Këto ankesa janë për manipulime të votave, për votim të shumëfishtë, të planifikuar, të koordinuar dhe familjar, por edhe për shantazh dhe për kërcënimâ, ka thanë Thaçi.
a.k/NOA