Raporti i Dik Martit, Vetëvendosje: UÃK nuk njolloset me bëmat e Thaçit
Prishtinë, 16 dhjetor, NOA â Pas raportit të eurodeputetit zviceran Dik Marti ku Hashim Thaçi dhe liderë të tjerë të UÃK-së akuzohen si bosë të drogës dhe kriminelë e trafikantë armësh e organesh të të burgosurve serbë pas mbylljes së konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës në vitin 1999, lëvizja vetëvendosje ka reaguar sot duke thënë se Ushtria çlirimtare e Kosovës nuk mund të njolloset nga bëmat e kryeministrit Thaçi. Duke kundërshtuar me forcë akuzat e raportuesit Marti, Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se âpretendimi për ta njollosur UÃK-në, kësaj radhe nëpërmjet Hashim Thaçit, është tendencë e turpshme dhe e papranueshme, që synon ta degradojë në aktivitet të ulët e kriminal luftën çlirimtare të popullit të Kosovësâ.
Duke mos zhvlerësuar akuzat ndaj Thaçit, Vetëvendosje theksoi se âUÃK-në nuk mund ta njollosë kush përmes Hashim Thaçit, apo cilitdo individ. Pavarësisht faktit që persona të caktuar mund ta kenë keqpërdorur luftën fisnike çlirimtare me qëllime të pastra për përfitime personale, kjo nuk mund të përzihet me përpjekjen e popullit tonë për liri, një përpjekje fisnike për të dalë nga prangat e dhunës e për tâi shpëtuar shtypjes e spastrimit etnikâ.
Sipas Vetëvendosjes këto pretendime po shpalosen në vazhdën e dyshimeve dhe përbaltjeve të ngritura nga ish-kryeprokurorja e Gjyqit të Hagës, Carla del Ponte.
âUÃK-ja i përket sublimimit të luftës dhe sakrificës historike të shqiptarëve për çlirim, 2,500 dëshmorëve të luftës së fundit, familjeve të dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të luftës. Kushdo që mund ta ketë keqpërdorur UÃK-në, nuk mund të fshihet pas UÃK-sëâ, informoi Vetëvendosje, duke bërë me dije ânëse KE dhe BE dyshojnë në Hashim Thaçin, le të mos e shfrytëzojnë atë vetëm sa për ta njollosur UÃK-në. Dhe në vend që ta trajtojnë atë si partnerin e tyre kryesor strategjik në mbajtjen e stabilitetit në kurriz të popullit të Kosovës, le ta vendosin para drejtësisëâ.
âNe druhemi se këto pretendime të Këshillit të Evropës nuk janë në funksion të drejtësisë, por gjithnjë drejt rritjes së trysnisë ndaj Hashim Thaçit për negociata dhe koncesione të reja me Serbinë për hyrjen e saj sa më të përshpejtuar në BE. Populli i Kosovës nuk ka pse ta paguajë çmimin e makinacioneve të stabilitetit rajonal nëpërmjet figurave politike të lidhura me krimin e organizuar ballkanikâ, thuhet më tej në deklaratën e Vetëvendosjes.
Sipas saj, të gjitha këto akuza, që bëhen para negociatave me Serbinë, dëshmojnë se presidenti serb Tadiç i cili pret të diskutojë me kryeministrin e Kosovës, po ia kthen Hashim Thaçit dashurinë, përfunoi Vetëvendosja.
mit/NOA