E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klosi: Kriza buron nga vjedhja e votës

Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi u shpreh sot se vendi është në krizë, ndërkohë që Sali Berishës, siç theksoi ai, nuk i intereson pasi qeveria e drejtuar prej tij, është produkt i votës së lirë të shqiptarëve.
"Dhe manipulimin e zgjedhjeve nuk e vuan Sali Berisha por qytetarët e qytetaret e thjeshtë të Shqipërisë", theksoi Klosi.

Sipas tij, për sa kohë standardet e zgjedhjeve demokratike nuk do të arrihen, kjo situatë nuk ka për të ndryshuar. Madje, deputeti Klosi ka shkuar më tej, kur deklaron se të gjitha problemet me të cilën përballen shqiptarët, e kanë origjinë tek manipulimi i procesit zgjedhor.

"Të gjitha vështirësitë e problemet me të cilat përballen sot shqiptarët, që nga rritja e çmimeve e deri tek injorimi i të drejtave të banorëve të Orikumit e tallja me kërkesat e minatorëve e kanë origjinë tek manipulimi i procesit zgjedhor", tha Klosi. Në fund, deputeti i opozitës, ka deklaruar se refuzimi i Sali Berishës për të hetuar atë çka ka ndodhur ne 28 qershor përbën provën më të qartë se kryeministri nuk është i interesuar në zgjidhjen e krizës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›