E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, gjendet nga disa kalimtarë një kufomë


Gjendet një kufomë në qytetin e Fierit. Trupi i pajetë është gjetur nga disa kalimtarë. Aktualisht kufoma gjendet në morgun e qytetit të Fierit. Viktima është i seksit mashkull, rreth moshës 60 vjeç, me emrin Astrit. Sipas policisë, në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune. Ai u gjet me rroba pune dhe mendohet se ka rënë nga një lartësi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›