E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thashetheme dhe debat

27/04/10 19:10

Seldi dhe Domenika shkojnë në dhomën e gjumit dhe fillojnë të bëjnë thashetheme për Kikën dhe Erionin. Seldi i tregon Domenikës bisedën që pati me Kikën jashtë duke i treguar në detaje ato çfarë Kika kishte thënë më parë. Nga ana tjetër Domenika i tregon Seldit për bisedën që ajo pati me Erionin. Domi thotë se Erioni ka karakter të dobët duke u nisur nga fakti që ai u nevrikos nga një provokim i saj. Të njëjtën gjë thotë edhe Seldi duke thënë se Erioni ndikohet shumë nga Jetmiri. E ndërsa ata bëjnë thashetheme në dhomën e gjumit vijnë edhe banorë të tjerë dhe çifti ndërpresin bisedën.
Pas bisedave ata fillojnë të luajnë dhe Seldi duke luajtur e vret Domenikën e cila i thotë se ai nuk di që ai të sillet me një femër. Duke luajtur Seldi i thotë Domenikës me shaka se ai do të përdorë dhunë ndaj saj. Domenika i thotë që të mos e thotë më me shaka se një femër duhet të trajtohet me dhunë sepse jashtë mund të merret si e vërtetë dhe jo si shaka. Shprehja e saj nevrikos Seldin i cili i thotë se ajo nuk duhet që tia thotë më një gjë të tillë sepse ai po e thotë në sensin e shakasë. Kështu mes të dyve lind një debat me tone të larta nga ana e Seldit. Domenika mundohet që ta qetësojë dhe sqarojë, por Seldi vazhdon të bërtasë. Domenika pas një tentative të dështuar për ta qetësuar i kërkon falje. Seldi i thotë se nuk është problemi tek falja, por ai e kishte me shaka, ndërsa ajo duket sikur e thotë në mënyrë që jashtë duket sikur Seldi e kishte gabim dhe Domi ka të trejtë. Pas kësaj në dhomën e gjumit bie heshtja.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›