E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sqarim mes Kikës dhe Jetmirit

27/04/10 16:21

Jetmiri i kërkon shpjegim Kikës për fjalët që ai ka thënë se Manal është nën presionin e Jetmirit dhe bën çfarë i thotë ai. Jetmiri shprehet se Manal ka pohuar se nuk i ka marrë për bazë fjalët e Jetmirit dhe Kika i përgjigjet se ai e ka thënë këtë në bazë të eksperiencave të mëparshme të Jetmiri me disa banorë që kanë rënë pre e tij. Jetmiri shprehet se po të qe kështu, ndonjë nga banorët që kanë rënë pre e tij do ta kishin thënë gjatë spektaklit. Kika përgjigjet se nëse është gabimi ai, le të dalin banorët e tia thonë. Jetmiri shprehet se Manal ia ka thënë në sy këtë që po kërkon Kika. Jetmiri thotë se do të kishte dashur nga Kika që tia kishte thënë gjërat në sy dhe Kika përgjigjet se e ka bërë këtë, dhe përmend Valonin si pre të Jetmirit. Ky i fundit shprehet se po e pyet për Manalin dhe jo për Valonin, i cili ka kohë që është larguar. Kika nuk përgjigjet dhe Jetmiri thotë se javën e kaluar ai ka qenë shumë i qetë dhe nuk mund ta ketë manipuluar Manalin. Gjithashtu Jetmiri i kërkon sqarim Kikës për akuzën që ka bërë ndaj tij që i fut thikën pas shpine banorëve. Kika përgjigjet se ai është i sigurt në këtë gjë dhe Jetmiri i kërkon ta argumentojë këtë mendim. Kika shprehet se Jetmiri ka shumë taktika dhe ai ka qenë i pari që Kika i ka hapur zemrën. Jetmiri përgjigjet se Kika duhet të marrë parasysh dhe taktikat që përdor vetë e mos të shohë vetëm të tjerët. Kika i kërkon Jetmirit tia arsyetojë këtë mendim, por ai përgjigjet se nuk do të debatojë me Kikën e shton se Kika është më i miri duke u referuar fjalëve që i ka thënë ai vetë. Kika përgjigjet se kjo është e vërtetë. Kika i thotë Jetmirit se ai nuk ka bërë asgjë të mirë në shtëpi, dhe Jetmiri përgjigjet se atë nuk mund ta vlerësojë Kika, por vetëm opinioni i publikut i cili e voton. Më pas Jetmiri dhe Kika flasin për rolin që kanë në shtëpi dhe të qënit aktiv. Të dy pretendojë se kanë qenë shumë aktiv në shtëpi, por kundërshtojnë fjalët e njëri-tjetrit. Jetmiri shprehet se Kika nuk i është dukur aspak aktiv, por ka mbajtur një qëndrim prej mashkulli inteligjent e familjari të mirë. Kika përgjigjet se në të kudërt të tij, Jetmiri ka mbajtur qëndrimin e personit negativ nga fillimi e deri tani. Jetmiri përgjigjet se Kika nuk mund ta gjykojë atë. Kika mbron fjalët e tij duke thënë se Jetmiri ka bërë vetëm veprime të këqija e Jetmiri përgjigjet se ai ka bërë ça dashur dhe ka ndjerë të bëjë, ndryshe nga Kika që ka vepruar vetëm me moral. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›