E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thashetheme pas debatit

14/03/10 20:40

Seldi, Domenika, Olta dhe Ada dalin jashtë të bisedojnë për debatin që ndodhi brenda. Ata thonë se edhe pas bisedës dhe debatit nuk arritën të kuptonin qëndrimin e Edit dhe nuk u bindën nëse Eduardi i ka tradhëtuar apo jo. Më pas ata diskutojnë për debatin ku flasin për regimin e Kikës dhe Valonit. Teksa u sqaron vajzave fjalët dhe qëndrimin e tij gjatë debatit, Seldi nis të bëjë thashetheme për Jetmirin. Ai tregon edhe një rast tjetër kur kishte patur një përplasje me Jetmirin. Seldi thotë se ai nuk mban dot mëri, por nuk mund ti taharrojë shprehjet e Mirit. Për Jetmirin bëjnë thashetheme edhe Olta me Domenikën. Pas kësaj ata futen brenda dhe jashtë thashethemet tashmë vazhdojnë ndërmjet Jetmirit, Erionin dhe Kikës. Ata diskutojnë për debatin dhe Kika i thotë Jetmirit se edhe pas përpjekjes së tyre mes dy grupeve ekzistojnë barriera. Ai e këshillon Jetmirin që të mundohet që ti thyejë këto barriera dhe jo të krijojë akoma dhe më shumë debate. Të gjithë janë të mendimit se mes tyre nuk është gjetur ende gjuha e duhur e komunikimit. Jetmiri thotë që ata të organizojnë diçka tjetër për tu bashkohen në ditët në vazhdim. Të gjithë thonë se e rëndësishme është që të komunikojnë sa më shumë mes njëri-tjetrit. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›