E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshime mbi Eduardin

14/03/10 19:15

Domenika, seldi, Olta dhe Klodi bisedojnë për nominimet dhe mendojnë se Edi mund të këtë nominuar ndonjërin prej tyre. Kështu ata flasin për Edin duke marrë shkas edhe nga ngjarjet e spektaklit ku Edi u zbulua si një ndër personat që lëviste sa te njëri grup te tjetri. Në momentin që Edi del nga dhoma e rrëfimit dhe niset të dalë përsëri jashtë, kthehet nga banorët në sallon. Klodi i thotë Edi kam parë një ëndër sikur ti më kishe nominuar. Edi qesh dhe ulet të bisedojë me të. Edi thotë se ai nuk dëshiron që të tregojë për nominimet dhe asnjëherë nuk e ka bërë këtë, por atij po i tregon të vërtetën dhe thotë stë kam nominuar asnjëherë. Ai thotë se atij i vjen keq që banorët të nominojnë dikë pa pasur arsye të forta. Kështu ata bisedojnë për nominimet dhe thonë se shpeshherë kanë gabuar duke nominuar persona të caktuar pa pasur arsye të forta. Edi thotë se ai ka mënyrën e tij të nominuarit dhe të vepruarit, ndyshe nga dikush tjetër dhe thotë se njëri nga banorët i kishte thënë se kishte nominuar vetëm sepse e shihte një tjetër si kandidat të fortë. Fakti që Edi nuk tregon emra konkret, bën që banorët e tjerë të dyshojnë më tepër tek ai. Ata duket sikur e kanë marrë në pyetje duke u munduar që të nxjerrin sa më tepër informacione prej tij. Edi jystifikohet dhe thotë se ai nuk e ka në karakterin e tij të bëjë thashetheme dhe të flasë për gjëra që nuk kanë vlerë apo rëndësi të madhe. Olta e ngacmon në lidhje me pyetjen e opinionistit Arian Konomi që i thotë Edit se ai nuk po shprehej. Edi i thotë Oltës se ai akoma nuk e ka gjetur momentin për tu shprehur te dikush. Kështu ata bisedojnë për sjelljen e banorëve dhe Edi sqarohet për mënyrën e tij të vepruarit. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›