Djemtë kërkojnë të ndryshojnë

14/03/10 17:57
Jetmiri dhe Edi nisin të bisedojnë për thashethemet dhe fjalët e thëna që u zbuluan dje gjatë spektaklit. Të dy sqarohen për shprehjet e njëri-tjetrit ku Miri i thotë Edit se ai nuk duhet të mërzitet nga këto gjëra pasi ata janë në një show televiziv dhe duhet të bëjnë spektakël, pikërisht thashethemet janë një pjesë e spektaklit. Edi i thotë se ai u mërzit vetëm prej faktit që flalët vinin pikërisht nga goja e Jetmirit. Jetmiri i thotë se ai do ti çojë vazhdimisht sinjale të tilla Eduardit pasi ka qëndruar shumë i heshtur duke lënë të kuptohet se fjalët e tij ishin thënë pikërisht për të nxitur një reagim nga Edi. Pasi sqarojnë secili këtë pjesë, të dy bien dakort që kjo është një lojë dhe ata duhet ta shohin në kontekstin e lojës pa i marrë gjërat shumë personale.
Në oborr dalin edhe Valoni me Erionin të cilët përfshihen në bisedë. Jetmiri flet edhe për reagimin e Klodit i cili u keqkuptua nga fjalët e Jetmirit që tha se Klodi nuk po tregonte vlerat e tij, por Klodi e mori si një paragjykim ndaj homoseksualitetit të tij. Jetmiri thotë se ka dy javë që nuk po e sheh Klodin aktiv dhe atë Klodin që bën për të qeshur, që flet etj. Unë nuk e kuptoj se ça ka Klodi me mua, unë i them gjëra të tjera ai i merr tjetër për tjetër thotë Jetmiri. Kështu ai u thotë djemve që të gjithë duhet të ndryshojnë sjellje sepse mesazhi që dha Arbana gjatë spektaklit ishte i qartë. Arbana u tha Banorëve që të qeshnin më shumë se sa kanë bërë deri tani, ku kanë dominuar më tepër zënkat dhe thashethemet. Për këtë pjesë Jetmiri shprehet ne sikur do ndajmë tokat këtu duke u kërkuar që në ditët në vazhdim të organizohen më shumë. Më pas ai shton se ata duhet të jenë më aktiv, pasi duken sikur kanë ardhur me pushime në BB. Mendimi i tij përkrahet nga Eduardi, ndërsa Erioni edhe pse i jep të drejtë thotë se banorët nuk mendojnë të gjithë njësoj dhe rrjedhimisht nuk arrijnë të veprojnë në të njëjtën mënyrë. Të tre ndajnë mendimin se duhet të ndryshojnë sjellje. Mendimit të tyre i bashkohet edhe Kika i cili qe ai që i pari tregoi dje gjatë spektaklit, se banorët janë ndarë në grupe dhe nuk po e shijojnë qëndrimin në shtëpi. Biseda e tyre zgjat për më tepër se një orë ku të gjithë janë në të njëtin mendim dhe dëshirojnë që të bisedojnë të gjithë bashkë për të ndryshuar raportet dhe lojën në shtëpi.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));