E Diel, 1 Nëntor 2026

Thashetheme per Arbrin dhe Ermalin- Liam Ermali i ka futur xixat Arbrit

Gerta Liami dhe Dritani ndodhen ne ballkonin prane pishines dhe fillojne te flasin per nje nga banoret por mundohen qe te mos permendin emrin e banorit per te cilin flasin por kuptohet se e kane fjalen per Arbrin. Me pas Gerta fillon qe te flase per Arbrin dhe komenton sjelljen e tij. Ajo thote se nuk i erdhi mire ne menyren se si Arber ishte sjelle me te dhe se Arber i kishte thene je e ulet.

me ma thene edhe nje here je e ulet per Zotin ka me me pa se si jam pastaj thote Gerta per Arbrin ndersa Liami i thote se nuk duhet qe ta marre per keq sepse eshte edhe presioni qe perjetojne te gjithe ne ndonje moment te caktuar ajo qe e ka bere Arbrin te shprehet ne ate menyre.
Me pas Liami fillon qe tu tregoje Gertes e Tanit per nje bisede qe ka bere me Arbrin dhe ku e ka pyetur ne Arber ishte xheloz per afrimin e tij me Gerten por Arber e ka mohuar ne menyre kategorike kete gje.

Liami thote se ai sheh dicka tek ai prandaj i kundervihet ndersa Gerta shton pas tij flet keq. Liami thote se ai ia ka kaluar mire me Arbrin deri tani dhe deshiron qe tia kaloje mire deri ne fund te Big Brother-it. Gjate kohes qe flasin per Arbrin Liami fillon te komentoje edhe marredhenien e ketij te fundit me Ermalin. Keshtu ata bejne thashetheme edhe per Ermalin ku Liami thote se Ermali ka kundershtuar ato qe ka thene me pare. Mua me tha se perdor Arbrin dhe Arbrit i ka thene se ai po ben lojen edhe per tre banore te tjere thote Liami e me pas shton shte Ermali ai qe i ka fut xixat keq Arbrit.
Ata komentojne per ekzistencen e grupit tjeter dhe Tani thote se ata nuk jane grup dhe duket se po shkeputen nga njeri-tjetri. Gerta thote se ajo nuk e kupton se si Arber eshte afruar me Ermalin ne nje kohe qe ata kane debatuar shume ashper per nje kohe te gjate ne qendrimin e tij ne shtepi. Liami thote se ai i eshte kundervene Arbrit sepse ka pare qe ai eshte i lekundur.
Keshtu ata bejne thashetheme kunder Arbrit dhe Ermalit dhe akuzojne kete te fundit si shkaktar per ndryshimin e Arbrit ne raport me ta.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›