E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thashetheme për Mirin dhe Erionin

27/04/10 04:00

Klodi dhe Jona janë në kuzhinë duke përgatitur briosh për të gjithë banorët. Kur Seldi shkon në kuzhinë për të ngrënë pak, Jona i tregon se brioshët u kritikuan nga Jetmiri pasi peta e brumit nuk ishte e hollë sa duhej. Seldi e dëgjon dhe menjëherë reagon duke i thënë të mos e vrasë mendjen e të mos i marrë parasysh kritikat e tij, madje mos tia përmendë fare atë. Ai e quan Mirin hije e zezë. Pasi ha, ai del në kopsht me Domin dhe fillojnë thashethemet për Mirin dhe Erionin. Të dy thonë se Klodi dhe Jona po lodhen duke e përgatitur brioshin, ndërkohë që Miri i shan dhe ofendon ata, ndërsa nesër do i hajë ato. Ata thonë se edhe Erioni nuk mbetet mbrapa që i mban iso-n Mirit. Të dy fillojnë të flasin keq për dy djemtë e tjerë dhe Domenika shton se nuk e dinte që ata ishin të tillë, sidomos për Erionin. Ata i quajnë Erionin dhe Mirin fëmijë, ndërsa Seldi shton se Erioni është më keq se kthehet andej nga fryn era dhe tani është duke ndenjur me Mirin se ska me kë të rrijë. Domenika është e acaruar për mënyrën se si djemtë janë sjellë me Klodin dhe shprehet se ata janë mosmirnjohës ndaj tij e madje e tallin edhe pas krahëve. Ajo mendon se Miri me batutat që thoshte, po e tallte Klodin për homoseksualitetin e tij. Seldi shprehet se Miri i ka të gjitha të këqijat, ndërsa Domi shpreh habinë e saj për Erioni që mbështet Mirin në këtë sens. Seldi ia kthen se Erioni i tillë është dhe madje ka duruar shumë që nuk e ka nxjerrë fytyrën e vërtetë më parë. Domenika shpreh keqardhjen për Klodin, ndërsa Seldi thotë se është faji i Klodit që u afrohet atyre njerëzve dhe që nuk di ti njohë ata. Domenika tregon edhe një shprehje në italisht që Miri i tha Jonës për brioshët dhe ia përkthen Seldit duke thënë se asaj ia tha me përcmim. Sledi thotë se Miri është njeri i lig, katil. Domenika kujton se Miri ka folur keq edhe për Erionin e Bertinën, ndërsa tani i leverdis të rrijë me Erionin se vetëm ai ka mbetur. Ajo kujton shprehjen e Mirit gjatë spektaklit ku tha se Erionin e konsideronte shok. Seldi e quan Erionin të papjekur, ndërsa për Mirin vazhdon të thojë se është njeri i keq. Ai mendon se Miri prandaj vazhdon të jetë në shtëpi, për të treguar që ekziston një shembull i keq, që publiku të ndajë e të zgjedhë të mirën nga e keqja. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›