E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thashetheme për Seldin

18/02/10 02:50

Në shtëpinë e vjetër banorët janë ulur te kolltukët dhe bisedojnë. Pas shakave e të qeshurave banorët fillojnë të bëjnë thashetheme. Tashmë janë banorët e rinj ata që fillojnë të flasin për banorët e shtëpisë së re. Biseda merr shkas nga zënka midis Domenikës dhe Seldit. Bledari thotë se gjatë gjithë festës i ka parë shumë larg njëri-tjetrit. Pas kësaj ata flasin për sjelljen e Seldit. Rezarta thotë se gjatë kësaj kohe njohja e saj me Seldit nuk ka shkuar mirë pasi ata flasin shumë pak. Teksa Rezi flet për Seldin Erjoni i thotë se ajo ka opinion të gabuar sepse sipas tij Seldi është shumë djalë i mirë. Rezarta nga ana tjetër thotë se ajo po thotë vetëm se mes saj dhe Seldit nuk ka afrimitet. Pas kësaj në bisedë për Seldin marrin pjesë edhe banorë të tjerë. Klodi thotë se Seldi është i mirë, i ri, ka qef të jëtë në qendër të vëmendjes. Edhe Ada ndan të njëjtin mendim duke thënë se edhe asaj i duket sikur Seldi e bën gjithccka për tu dukur dhe kërkon që gjatë gjithë kohës ai kërkon të jetë në qendër të vëmendjes. Banorët e tjerë thonë se Seldi është një njeri qe i pëlqen shumë vetja. Hakiu del në mborjtje të Seldit dhe thotë se e ka nga mosha, por kjo kundërshtohet menjëherë nga Bertina e cila thotë se Valoni është më i vogël se Seldi, vetëm 20 vjecc dhe nuk sillet në të njëjtën mënyrë. Më pas Kika thotë se opinionet e krijuara për Seldin mund të ndryshojnë pasi edhe ai vet ka ndryshuar mendim për disa nga banorët. unë fillimisht kam kriju opinione të gabushme... thotë Kika dhe biseda e tyre shkon te përshtypjet e para për banorët e tjerë ku Graciela thotë se ajo ka ndyshuar mendim për Jetmirin. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›