E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thashetheme për grupin tjetër

01/03/10 03:47

Bertina, Erioni, Jetmiri, Rezarta dhe Hakiu jnë mbledhur të gjithë bashkë në dhomën e gjumit. Ata diskutojnë për tema të ndryshme, por edhe bëjnë thashetheme për banorët e tjerë. Bertina shprehet se Klodi nuk është ai tipi i mirë që pretendon Miri, por është shumë i djallëzuar. Ajo mendon se ai luajti shumë bukur në javën kur ishte në nominim, pikërisht që të mos dilte. Bertina i kujton Mirit gjithashtu se edhe për shoqen që kishin diskutuar më parë, ka filluar që ti vërtetojë të gjitha mendimet që kishte krijuar, ndërsa Miri shprehet se ende nuk i ka parë këto gjëra. Nuk më duket akoma e rrezikshme- shprehet ai dhe në zërin e tij vihet re një hije dyshimi, por Bertina thotë se njeriu duket nga sytë dhe e siguron Mirin se është e bindur për këtë gjë. Hakiu ndërhyn dhe i drejtohet Mirit duke i thënë se sduhet ti duket cudi, pasi është bërë plani që këtë javë të sulmojnë atë (Hakiun). Miri habitet fare dhe nuk e beson duke thënë se shënjestra është bërë ai e jo Kika. Hakiu nuk e vazhdon, por vec thotë se kjo gjë do duket, ndërsa Miri, duke argumentuar se është ai në qëndër të sulmit të javës, tregon se menjëherë ata sulmuan Rezartën, pikërisht për ta sulmuar atë indirekt. Edhe Erioni thotë të njëjtën gjë se po sulmojnë Bertinë në vend të tij. Miri tregon se Ada nuk i ka pëlqyer asnjëherë dhe për më tepër nuk i pëlqen që është bashkuar me Oltën. Ai thotë se ato iu kthyen kundër Rezit sapo ata u lidhën dhe pas lojës që bënë, ndërsa Rezi shton se ato u viktimizuan menjëherë pas asaj loje. Miri shprehet se e kapi menjëherë situatën dhe reagoi me Enxhin duke thënë për të se është e paparë, ndërsa Bertina thotë se Enxhi kthehet nga fryn era. Unë nuk dua që Enxhi të rrijë me to se ndryshe ma kthyen kundër- thotë Miri, ndërsa Rezi mendon se ajo është budallaqe dhe ia nxjerr fjalët kollaj kur e pyet. Ajo është djalli vetë!- thotë Miri dhe këtë e pohon edhe Erioni. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›