E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ada e preokupuar për përshtypjet që jep

01/03/10 02:22

Adës i kanë mbetur në mendje fjalët që i tha Edi dhe kur gjen momentin, e bisedon këtë gjë me Bledin. Ajo i tregon se cfarë kishte diskutuar me të dhe pyet nëse vërtetë e jep këtë ide sikur vendos një barrierë. Bledi ia pohon këtë gjë dhe arsyeton se kjo vjen pak nga fizionomia e gojës, pak se nuk buzëqesh shpesh, nga serioziteti në biseda dhe e përgjithëson se i mungon karizma. Ada e pyet nëse atij i ka dhënë këtë përshtypje dhe tani që e nje si i duket. Bledi i përgjigjet se fillimisht i kishte dhënë atë përshtypje, por më pas, pasi e njohu e kuptoi vërtetë tipin e saj. ai shton se shpesh, ajo i merr gjërat shumë seriozisht, edhe gjëra të vogla. Ajo merr si shembull lojën e Rezit dhe Bledi shprehet se nuk e kuptoi se përse shkoi të qante, se fundja ai nuk e ka aq shumë shoqe, por Ada shprehet se u ndje e tradhëtuar. Bledi, duke diskutuar për mendimin që krijohet për një person duke e njohur, merr si shembull raportin e tij me Valonin dhe tregon se edhe ai e ka zhgënjyer jasht mase, madje dita ditës e shton më shumë. Ai tregon se Valoni u shpreh se jashtë nuk ai person që sillet këtu e sipas Bledit, ky mendim i është fiksuar e nuk do ndryshojë pasi pak a shumë e kuptoi natyrën e tij. Për të dalë nga situata, ai filloi ta zbukuronte- shprehet Bledi për Valonin. Ai thotë se këtë radhë Valoni shpëtoi nga nominimi, por nëse do jetë edhe javës tjetër, ka ndërmend që ta nominojë sërish. Edhe Ada shprehet se donte ta nominonte që këtë javë, por në fund vendosi që ta nominonte herë tjetër. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›