Thashethemet për privatizimin e “Albpetrol”-it, vazhdimësi e strategjisë me shpifje e bllokime të opozitës

Flet këshilltarja e Kryeministrit për Ekonominë, Zana Guxholli
Këshilltarja e Kryeministrit për Ekonominë, Zana Guxholli është shprehur optimiste për ecurinë e privatizimit të kompanisë shtetërore “Albpetrol”, jo vetëm për pjesëmarrjen në tender të kompanive të njohura ndërkombëtare, por edhe për faktin që 6 ofertat kryesore kanë qenë me shifra të mëdha. “Procesi dhe shifrat treguan se ekziston optimizmi i qeverisë për rrugën e suksesshme që ka nisur tenderi i privatizimit të “Albpetrol”, sepse kanë marrë pjesë shumë kompani ndërkombëtare, oferta të ndryshme të mëdha prej 6 tyre”, deklaroi këshilltarja kryeministrit Berisha. Në një prononcim për mediat, këshilltarja për ekonominë Guxholli ka theksuar se “shifrat janë shumë optimiste. Interesi edhe pse mund të jetë dhjetëra herë më i madh paraprakisht në fund kur jepen ofertat janë pak kompani që futen seriozisht në një proces privatizimi”, theksoi këshilltarja e kryeministrisë, znj. Guxholli.
Sipas saj, ky ishte një proces privatizimi ku objekt ishte një vepër me rëndësi strategjike, është një sektor sërish strategjik, shumë e rëndësishme jo vetëm për ekonominë kombëtare, por dhe mbarë botëror. “Qeveria Berisha në kuadër të modelit ekonomik që ajo ka aplikuar në këto 7 vite qeverisje, u përqendrua për të realizuar me sukses një nga projektet e shtyllës së saj të programit që është privatizimit. Një ndër karakteristikat e modelit të qeverisjes Berisha është qeverisja me katër “P”: 1. punësim, 2. paga, 3. privatizim dhe 4. progres, të cilat të çojnë në modelin e një rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme ekonomike, me një rritje mirëqenie edhe pse mbarë bota është një kohe krize”, u shpreh ajo. Këshilltarja ekonomike e kryeministrit Berisha nënvizoi edhe një herë faktin që qeveria “Berisha” i ka kushtuar një rëndësi të veçantë rolit të privatizimit në ekonominë kombëtare. “Privatizimi është një nga shtyllat kryesore e kësaj qeverie. Me kujdes të veçantë është parë procesi i privatizimit të “Alpetrol”. Dhe po të vënë re procesin dhe sesi u menaxhuar paketa e privatizimit bëri të mundur që të tërhiqej vëmendja e investitorëve të huaj, bëri që shifra e ofruar të ishte shumë e kënaqshme”, nënvizoi këshilltarja për ekonominë, znj. Zana Guxholli.
Duke marrë parasysh faktorët e jashtëm dhe të brendshëm të rrezikut dhe pasigurisë së jashtme, këshilltare për ekonominë e shefit të Ekzekutivit znj. Guxholli ka deklarua se gjithçka ka qenë e monitoruar dhe e kontrolluar profesionalisht: “Fillimisht bëhet një vlerësim i asetit që mund të privatizohet, meqenëse, ne, kërkonim të ishim sa më eficent dhe efektiv me këtë pasuri kombëtare, të garantonim maksimumin e përfitimit publike nga ky proces, u mor një kompani ndërkombëtare ashtu siç veprohet në gjithë botën, për të arritur maksimumin”. Sipas saj, “pasi u mor vlerësim i aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme, po ashtu dhe i rezervave, e cila nuk shitet por jepet me koncesionin, atëherë përcaktohet një kosto sesa kushton privatizimi. Shifrat nuk kanë qenë të deklaruara, edhe pse ne me përafërsi kishim të dhëna konfidenciale. Kemi pasur vlerësim të aseteve dhe studime për të ardhmen nga kompanitë të huaja. Me përafërsi vlera e asesit ishte rreth 350 milionë euro sipas vlerësimeve paraprake. Për privatizimin e kompanisë Albpetrol, ka pasur në garë kompani gjigante ndërkombëtare. Sepse procesi i privatizimit është një konkurs, një ankand, ku bëhet paraprakisht marketingu i asaj që do të privatizohet”, vijoi këshilltarja për ekonominë e kryeministrit Berisha.
Në lidhje me akuzat e opozitës, këshilltarja ekonomike e kryeministrit Berisha, znj. Zana Guxholli deklaroi se “rezultati dhe procesi në vazhdim tregon se mënyra sesi u menaxhua paketa e privatizimit të kompanisë Alpetrol ka qenë e mençur dhe efikase, e cila tërhoqi vëmendjen e investitorëve dhe kurorëzoi në sjelljen e ofertave me shifra të kënaqshme. Pra, paketa u bë aq tërheqëse për ata që ishin të interesuar për këtë lloj aseti të ofronin shumë të mëdha”.
Për luhatjen e shifrave të ofertës nga 50 milion euro në 850 milion euro, ekonomistja e qeverisë Berisha, znj. Guxholli është shprehur se kjo “është një lojë e tregut të lirë me vlerat e ndryshime për vlerat e objektit dhe aseteve. Sigurisht investitorët vijnë dhe shikojnë vendin, klimën politike dhe kur dëgjojnë shpifje që synojnë të shkatërrojnë këtë lloj procesi, padyshim që ka investitorë që i konsiderojnë deklaratat politike. Për shembull rasti i ofertës së Gazprom, që e di ofertën e tregut për këtë lloj asesit minimumi do të kishte shkuar rreth 300 milion euro, por si duket kanë shpresuar sipas propagandës që bënte opozita për korrupsion, kanë vendosur të bëjnë bllof duke e provuar”.
E pyetur nga media për transparencën e procesit, këshilltarja për ekonominë e kreut të qeverisë, ka deklaruar se transparenca e këtij procesi ka qenë e duhur në të gjitha pikat e paketës, procesi ka qenë i hapur dhe gjithkush mund të kontrollonte, hapja e ofertave ka qenë publike në sytë e media. Për thashethemet e opozitës në media janë qesharake. “Politika e tyre”, ashtu siç e thotë kryeministri Berisha, “është bllokimi për të dështuar proceset”, u shpreh Guxholli. Opozita ndihmonte “bllofin” duke përhapur panik me përfolje të ndryshme në media. Për këshilltaren e kryeministrit Berisha, fjalët se, kompania e dalë e para sipas ofertës së shpallur, nuk ka eksperiencë në fushës e naftës, kjo nuk cenon kriteret e paketës së privatizimit. “Sot në mënyrën sesi zhvillohet ekonomia, ka ikur ajo mënyrë e vjetër që për shembull ajo kompani që hynte në industrinë e automobilave do të ishte vetëm ajo që do të zgjerohej, ndërsa sot konkurrenca ka ndryshuar, sepse tregu dhe ekonomia është globale, u jep shanse të rinjve. Dikush që do të hyjë në një fushë si investitor i madh mund të hyjë edhe pa ndonjë eksperiencë të madhe, ky është një mendim që vjen nga zhvillimet e fundit, sepse mund të marrë një kompani operuese të zhvillojë sektorin e specializuar. Kriteret e tenderit, të përcaktuara dhe të shpallura, janë domosdoshmërisht të respektueshme, ndaj procesi është në vazhdim dhe në ditët në vijim komisioni i vlerësimit do të bëjë dhe vlerësimin e ofertave”.
Në lidhje me destinacioni e parave të ardhura shtesë në buxhet nga privatizimi, këshilltarja për ekonominë e kryeministrit Berisha ka deklaruar se “ato do të jenë në projekte të reja investues të qeverisë Berisha dhe do të jenë në dispozicion të detyrimeve që ka qeveria karshi sektorit privat vendas për punë të papaguar. Në këtë mënyrë do të lehtësojë mënyrë e të bërit biznes dhe është një marrje frymë nga pikëpamja e likuiditetit, Sigurisht injektimi në buxhet e një shume kaq të madhe i jepet një frymëmarrje projekteve të reja”. Për riparjen e buxhetit, “në këto krize nga buxhete optimiste qeveria Berisha ka kaluar në buxhete konservatore me ekuilibra dhe do të jetë i kujdesshëm, sigurisht rritja e pagave dhe pensioneve do të jetë në nivele europiane” ka deklaruar këshilltarja për ekonominë kreu të Ekzekutivit. Kemi model të shëndetshëm ekonomik.
Ndër të tjera, Guxholli theksoi se për hapjen e tenderit për të privatizuar 4 hidrocentrale me paketën e saj, pritshmërinë janë të mëdha sepse janë të interesuar kompani franceze dhe austriake shumë të njohura në tregun e energjisë. Sipas saj, ndërtimi i hidrocentraleve të reja, është pozitive dhe se energjia e rinovueshme në vend, është një histori suksesi.
“The Economist”: Borxhi publik i Shqipërisë, i ulët - shtetet e tjera në Ballkan kanë nivel disi të lartë/Revista e përjavshme britanike The Economist”, e njohur për analizat e saj ekonomike dhe financiare, e rendit Shqipërinë ndër vendet me nivelin më të ulët të borxhit publik. Sipas prestigjiozes angleze vendi ynë është më pak i rrezikuar nga borxhi publik. Nëpërmjet një publikimi online, të titulluar “Ora e borxhit”, ku në kohë reale paraqiten niveli i borxhit për të gjitha shtetet, revista ekonomike i klasifikon shtetet në borxhe të ulët dhe borxh të lartë nëpërmjet ngjyrave të paraqitur në hartë. Ngjyra e kuqe e theksuar tregon shtetet me nivelin më të lartë të borxhit, ndërkohë që ngjyra jeshile e theskuar tregon nivelin më të ulët të borxhit. Në këtë studim, “The ekonomist” e rendit Shqipërinë në shtetet me nivel të ulet borxhi, pasi në harte vendi ynë paraqitet me ngjyrë jeshile, pra 1 shkallë sipër nivelit minimal. Sipas “The ekonomist”, total i borxhit të Shqipërisë është afro 8 miliardë dollarë për vitin 2012, ose në nivelin 59.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Borxhi përllogaritur për person është afro 2 500 dollarë. Sipas “The Economist”, shtetet në Ballkan që kanë nivel disi të larte te borxhit dhe qe paraqiten në hartë me ngjyrën e kuqe të lehtë janë Kroacia, Mali i Zi e Rumania. Ndërkohë, fqinji ynë jugor Greqia, që paraqitet me ngjyrë të kuqe të theksuar, sipas revistës, ka nivelin më të lartë dhe më të rrezikuar të borxhit. Ndër shtetet e tjera që kryesojnë listën e borxheve të larta janë Italia, Kina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, etj.