E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riker: Investitorët amerikanë duan siguri për Shqipërinë

Gazeta Shqip

Ka pasur zhgënjim me ritmin e reformave, të cilat u ngadalësuan shumë kur rrugën e përparimit e zuri politika

Ato duan një sistem gjyqësor që është i drejtë dhe i balancuar, që ka një fushë të barabartë loje, institucione të pavarura

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Filip Riker, në emisionin dhënë për në Bugajski Hour në Albanian Screen shprehet se sipërmarrësit amerikanë duan garanci për të investuar në Shqipëri, në mënyrë që kapitali i tyre të ndihet i sigurt. Duam të sigurohemi që tregjet janë të hapura për investitorë të mundshëm nga SHBA-ja. Përpiqemi të nxisim mundësitë për investuesit nga SHBA-ja, si edhe investuesit nga pjesë të tjera të botës dhe prandaj transparenca është aq kritike, prandaj sundimi i ligjit është absolutisht thelbësor. Investitorët nga SHBA-ja më thonë që vijnë, shohin rajonin, por duan të jenë të sigurt që kontratat e tyre janë të shenjta, që kanë mundësi për rekurs në një sistem gjyqësor që është i drejtë dhe i balancuar, që ka një fushë të barabartë loje. Dhe, përsëris, me këtë ka të bëjë procesi i reformave, rëndësia e institucioneve të pavarura, rëndësia e gjyqësorit, shprehet Riker.

Të shohim më shumë përparimin e Shqipërisë drejt BE-së. E di që nuk mund të jepni një kohë se kur Shqipëria do të jetë anëtare, por cilat janë prioritetet, cilat janë gjërat që qeveria duhet të bëjë për tu kualifikuar për anëtarësim?

Mendoj që BE-ja ka përcaktuar një listë shumë të mirë rekomandimesh, 12 rekomandime që nevojiten për tu bërë vend kandidat, për të arritur statusin e vendit kandidat dhe pikërisht tek këto duhet të përqendrohet qeveria. Koha është vërtet tani. Të gjithë e dimë që ka pasur zhgënjim me ritmin e reformave, të cilat u ngadalësuan shumë kur rrugën e përparimit e zuri politika dhe kur partitë politike morën përparësi, krahasuar me mirëqenien dhe të ardhmen e të gjithë vendit. Tani është mundësia për të bërë përparim të vërtetë, madje edhe në javët që vijnë siç kanë vënë në dukje zyrtarë të BE-së, përpara se KE-ja të nxjerrë progres-raportin, me shpresën që Shqipëria të arrijë statusin e vendit kandidat deri në fund të vitit dhe pastaj të shohë drejt procesit shumë të vështirë që nevojitet për të filluar negociatat e anëtarësimit dhe në fund, siç kemi parë me vende të tjera të rajonit, të bëhet anëtare e plotë.

Më duhet të bëj edhe pyetjen e fundit, lidhur me anëtarësimin në BE. Kur Shqipëria të jetë gati të hyjë në BE, çfarë Bashkimi Europian do të ekzistojë atëherë? E di që nuk mund të parashikoni, por çështja është se si mund ti sigurosh shqiptarët që ndjekja e këtyre reformave është në të mirën e tyre, pavarësisht nëse hyjnë apo jo në BE, që nuk është thjesht çështja e anëtarësimit, por është në të mirë të vendit që këto reforma të plotësohen dhe të zbatohen.

Mendoj që të gjithë e kemi parë se çfarë ka bërë BE-ja për anëtarët e saj, jo vetëm në drejtim të konsolidimit të paqes dhe stabilitetit, por edhe në drejtim të ndihmës për vendet e BE-së, që të jenë konkurruese në shekullin e 21-të. Është çështje tregjesh, konkurrence, jo thjesht me Amerikën Veriore, por gjithnjë e më shumë me Azinë, me ekonominë moderne, e cila është shumë e ndërlidhur dhe mund ta shohim tek vetë BE-ja dhe këtu në Shqipëri. Ajo që ndodh ngjitur ekonomikisht ndikon atë që ndodh këtu. Dhe reformat që BE-ja kërkon për anëtarësim janë ndërtuar shumë për ta drejtuar vendin drejt një ekonomie moderne dhe konkurruese ku institucionet pasqyrojnë vlerat demokratike, pasqyrojnë ekonomi të hapura, në mënyrë që Shqipëria apo cilido vend tjetër në rajon të mund të jetë pjesë e diçkaje shumë më të madhe.

Nga pikëpamja e bashkëpunimit rajonal, përmendët se sa i rëndësishëm është ka shumë shembuj nga BE-ja, te Beneluksi, te grupi i Vishegradit e kështu me radhë që vendet të bashkëpunojnë. Në rastin e Ballkanit Perëndimor, siguria rajonale, zhvillimet ekonomike, sa të rëndësishme janë gjëra si energjia, siguria, infrastruktura, transporti, të tjera ndërlidhje rajonale, dhe a mund të luajë Shqipëria një rol të rëndësishëm në këto fusha?

Mendoj që energjia është qartësisht një çështje kritike. Është me rëndësi për rritjen ekonomike, ka implikime për çështje gjeopolitike; ka rëndësi për sigurinë, sigurinë ekonomike dhe çështjen më të gjerë të stabilitetit. Prandaj është me rëndësi që vendet të mendojnë së bashku se si mund të trajtojnë sfidat e tyre të energjisë. Dhe kjo shihet qoftë kur ka të bëjë me linja të mundshme në rajon, që mund të ndihmojnë të sjellin burime energjie këtu. Gjithnjë e më shumë, njerëzit dhe vendet duhet të punojnë së bashku. Tregjet e vogla, të izoluara, nuk do jenë aq të suksesshme sa ato që punojnë së bashku. Dhe sigurisht, ky është thelbi i BE-së dhe i tregjeve të përbashkëta.

A do ta mbështesnit një treg të përbashkët rajonal? Ka pasur disa sugjerime, disa propozime, kohët e fundit për të cilat është folur. Disa vende e kundërshtojnë, disa e mbështesin. A shihni ndonjë lloj sidomos në këtë pjesë të botës tregu rajonal që do të përforconte si të thuash vlerën e shtuar të secilit vend?

Mendoj vërtet që ajo ku vendet e këtij rajoni duhet të përqendrohen është perspektiva e tyre europiane. Rruga është e shtruar qartë për to. Ajo që duhet bërë është ajo që ne mbështesim dera e hapur për NATO-n, dera e hapur për anëtarësim në BE, dhe kjo është ajo për të cilën kemi punuar shumë ngushtë me partnerët tanë europianë dhe me secilin vend të rajonit.

Nga pikëpamja e bashkëpunimit rajonal, përmendët energjinë dhe infrastrukturën, si dhe ndërkomunikimin. A mendoni se Amerika duhet të luajë rol më të madh këtu?

Mendoj që ne luajmë rol të madh. Duam të sigurohemi që tregjet janë të hapura për investitorë të mundshëm nga SHBA-ja. Përpiqemi të nxisim mundësitë për investuesit nga SHBA-ja, si edhe investuesit nga pjesë të tjera të botës dhe prandaj transparenca është aq kritike, prandaj sundimi i ligjit është absolutisht thelbësor. Investitorët nga SHBA-ja më thonë që vijnë, shohin rajonin, por duan të jenë të sigurt që kontratat e tyre janë të shenjta, që kanë mundësi për rekurs në një sistem gjyqësor që është i drejtë dhe i balancuar, që ka një fushë të barabartë loje. Dhe, përsëris, me këtë ka të bëjë procesi i reformave, rëndësia e institucioneve të pavarura, rëndësia e gjyqësorit. Kemi të bëjmë me një botë konkurruese dhe kapitali do të shkojë atje ku ndihet më i sigurt. Prandaj mendoj që kompanitë amerikane, investitorët amerikanë kanë një histori të gjatë të shqyrtimit të sfidave. Kanë vullnetin të investojnë, por u duhet të dinë që ekziston një fushë e barabartë loje dhe të dinë që në fund do të mbizotërojë sundimi i ligjit.

 

Më lejoni tju bëj edhe nja dy pyetje për rajonin. Pasi të ikni prej këtu, do të shkoni në Kosovë, në Prishtinë. Cili është qëllimi i udhëtimit tuaj? E di që është me interes të madh për popullin në Shqipëri.

Kam pasur mundësinë ta vizitoj Kosovën disa herë vitin e shkuar që kur mora këto përgjegjësi. Këtë herë do të takohem me grupin drejtues ndërkombëtar, ku presim të marrim një vendim për ti dhënë fund mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, çka do të nënkuptojë fundin e zyrës civile ndërkombëtare. Siç e kemi parë tashmë, Parlamenti i Kosovës ka ndërmarrë hapa për të miratuar amendamentet kushtetuese, legjislacionin e nevojshëm për të tërhequr sipërmarrës, këto kërkesa, në linjë me propozimin tërësor për zgjidhjen. Prandaj është një kohë me rëndësi për Kosovën. Tregon që kanë bërë përparim të madh në pak më shumë se katër vite pavarësi, por sigurisht ka ende shumë më tepër për të bërë. Duhet të jenë të përqendruar

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›