E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thashethemnaja si argument

Te gjithe kane ditur se cfare po ndodh ne Kosove por kane heshtur... Keshtu deklaron raportuesi i Keshillit per ceshtje juridike te Kuvendit Parlamentar te Keshillit te Europes Dik Marti ne raportin e tij per tregtine ilegale me organe njerezore ne Kosove.


Kjo fjali e shkeputur nga nje interviste e tij dhene nje agjencie informative Infosud me date 17.12.2010 zbulon strukturen mentale te raportuesit. Edhe nje gazetar mesatar nuk do tia lejonte vetes kete formulim pergjithesues te gjithe. Formulimet e ketilla nuk jane perdorur as ne periudhen me te eger te komunizmit.


Ky raport eshte dashakeq mirepo nuk duhet te hidhet me indinjate por te analizohet burimi i kesaj armiqesie kunder nesh qe sa vjen shtohet. Nuk mjaftojne bindjet tona per pafajesine tone nuk mjafton as brerorja prej shenjtori sado qe ta kemi merituar ate. Me ne fund duhet te fillojme aksionin e organizuar ne te gjitha shoqerite shqiptare per permiresimin e imazhit tone te perkeqesuar.


Sado qe kemi te drejte ti kritikojme paragjykimet e dashakeqijve si percepsione te gabueshme megjithate duhet te marrim parasysh se edhe ato luajne rol te rendesishem ne krijimin e opinionit negativ ndaj nesh.


Ne kapitullin 175 te ketij raporti pohohet se hulumtimi ka filluar pas zbulimeve ne memoaret e ish-prokurores te Gjykates se Hages Karla Del Ponte Gjahu. ka paska zbuluar ajo Asgje pos hamendjeve te tipit flitet se...


Ajo nuk jep asnje argument te verifikueshem per pohimet e saj prej te cilave u distancua edhe Ministria e Puneve te Jashtme te Zvicres ne kohen kur u botuan memoaret e saj.

Karla Del Ponte u referohet zerave te paidentifikuara i shnderron ato ne dyshime kryesisht te fabrikuara nga sherbimet sekretet serbe pastaj ne shtypin boteror botohen aty ketu tekste te porositura nga ata qe nuk pajtohen me dobesimin e Serbise si shtet hegjemon ne Ballkan pastaj alarmohen institucionet nderkombetare qe natyrisht manifestojne shqetesimin e tyre duke derguar emisare per ta verifikuar te verteten. Mjerisht e gjithe kjo i ngjason situates kur qeni perpiqet ta kape bishtin e vet dhe sillet verdalle derisa nuk alivanoset.


Ne raportin e tij voluminoz 176 pika z. Marti perdor vetem supozime gjeneralizime dhe mistifikime te paverifikueshme.
Ne hyrje te raportit ai e sheh te udhes te perkufizoje karakterin klanor te shoqerise kosovare.


Pse ai e sheh te udhes qe ta tipizoje vecorine klanore te shoqerise kosovare Kjo behet e qarte me vone kur ai duhet ti ofroje argumentet konkrete. Mungesen e tyre ai e arsyeton me karakterin moralin fisnor te kosovareve te cilet tregojne lojalitet ndaj fisit dhe jo ndaj ligjit.


Kete imputim ai e zbukuron me nocionin e omertes qe kultivohet ne grupet e mafies italiane. Ka te beje me zakonin e heshtjes se deshmitareve me pamundesine per te gjetur deshmitare.


eshte e verteta ne Kosove ka omerte ndaj imputimeve serbe apo paragjykimeve te disa qarqeve europiane. Meqe shqiptaret nuk pajtohen te jene pjese e nje makinerie qe fabrikon genjeshtra atehere akuzohet se kane nje strukture mentale mafioze.


Sipas gjitha analizave sociologjike ekonomike ne Kosove dhe kudo nder shqiptare fiset me nuk ekzistojne. Ne cdo vendbanim shqiptar sot bashkejetojne perfaqesuesit e shume fiseve keshtu qe akuza per strukturen mentale fisnore te shqiptareve eshte ne funksion te kompensimit te arsyetimit pse mungojne deshmite faktet ekzistojne por smund te zbulohen per shkak te institucionit te omertes.


Ne piken tre ai e konteston intervenimin ushtarak te NATO-s duke perdorur formulime qe nuk mund te pranohen si metode per verifikim te vertetes ...operacionet te cilat sipas disa mendimeve te kujt cilat kane bere shkelje te ligjit nderkombetar.... Pakenaqesia nga intervenimi i NATO-s eshte vleresim politik qe ne fakt mohon raportet e reja gjeostrategjike ne Ballkan. Kjo pakenaqesi te disa qarqeve evropiane arsyetohet me perkufizime te rrejshme te karakterit fisnor te shqiptareve qe nuk meriton mbrojtje te NATO-s.


Meqe nuk u arrit te pengohet ky intervenim atehere permes akuzes per tregti ilegale me organe njerezore kontestohet legaliteti i intervenimit te NATO-s. Ne kete kapitull po ashtu pa argumente kritikohet NATO-ja pse paska sulmuar vetem nga ajri duke e shfrytezuar UK-ne si kembesori. Ne fakt gjithe ky pluhur gjithe ky mohim i intervenimit te NATO-s eshte ne funksion te mohimit te suksesit te intervenimit per te penguar shkeljen drastike te drejtave te njeriut. Rasti i Kosoves mbase eshte i vetmi rrefim i suksesshem succes storry i intervenimeve te kesaj natyre.


Ne piken peste ai e pershkruan situaten ne kufi ndermjet Shqiperise dhe Kosoves duke perkufizuar si kaotike duke heshtur faktin se si dhe per se u krijua ky kaos. Ai harron fare eksodin biblik qe u shkaktua nga vete serbet nga formacionet paramilitare kriminale dhe te rregullta policore dhe ushtarake.


Ne piken e gjashte ai tregon pakenaqesine e tij me kendshikimin e krizes ... ne njeren ane jane serbet te paraqitur si pushtues te lige nderkaq ne anen tjeter shqiptaret si viktima te pafajshme... Keto formulime kategorizime jane fryt i mbresave paragjykimeve personale qe asnje institucion nuk mund ti pranoje si fakte.


Ne piken shtate jepet perkrahje perkufizimit serb te statusit te shtetit te Kosoves si sajese e NATO-s.


Ne piken tete gjithnje ne funksion te arsyetimit te mungeses se fakteve kritikohet UNMIK-u qe nuk ka lene nje arkiv te sistemuar per krimet e shqiptareve 300 000 faqe te shkaperderdhura mirepo manifestohet edhe zhgenjimi nga EULEX-i per shkak se nuk ka filluar hetimin mbi veprimtarine e te paprekshmeve.


Si argument raportuesi thirret ne deshmine e Nazmi Bllaces i cili paska pranuar vete se ka vrare sipas urdhrit te njerezve qe jane sot jane ne poste te larta. Ne gjithe raportin e raportuesit Marti ekziston vetem nje deshmi konkrete deklarata e Nazmi Bllaces. Asnje tjeter


Ne piken dhjete ne fillim jepen vleresime deri diku pozitive per policine e Kosoves por megjithate sipas metodes te dhenies se rendesise argumentuese mbi baza te pohimeve te qarqeve te paidentifikueshme ai arrin ta mohoje edhe rolin pozitiv te policise ...megjithate vezhguesit me te cilet kemi biseduar kane vleresime te tjera per rolin e policise...


Mbeshtetja ne pohimet e qarqeve te padefinuara vazhdon te perdoret si argument. Por jo vetem kaq. Autori i raportit kerkon nga policia kosovare perkushtim absolut ...ne mesin e perfaqesuesve nderkombetare ne Kosove hetuam dileme lidhur me gatishmerine dhe vullnetin politik qe fuqimisht tu kundervihet te gjitha formave te krimit...


Ne pikat 11 12 13 14 dhe 15 flitet per te pagjeturit. Jepen te dhena perafersisht te sakta statistikore qe skane mundur te heshtin por menjehere vrapohet te nxirret perfundimi ne Serbi zbulohen varrezat masive te shqiptareve nderkaq ne Kosove nuk paska gatishmeri per bashkepunim ne zbulimin e tyre.


Perseritet menyra e gabueshme e argumentimit. Kerkohet te zbulohet paragjykimi teza se gjate luftes ne gjithe Jugosllavine ka pasur fajtore ne gjitha anet. Ky relativizim i fajit funksionon si argument per shfajesim te serbeve te cilet burrerisht bashkepunuakan me faktorin nderkombetar ne zbulimin e krimeve.


Kjo tendence ngerthen ne vete bindjet aprioristike te autorit per fajesi te gjitha paleve. Kerkohet nga Kosova qe te bashkepunojne ne zbulimin e varrezave inekzistente qe do te deshmonin fajesine e shqiptareve ne pergjithesi. Raportuesi harron se shumica e varrezave masive ne Serbi jane zbuluar nga xhirimet satelitore te faktorit nderkombetar te implikuar ne krizen jugosllave.


Krahas kesaj xhirimet qe u bene nga satelitet izraelite te paguara nga qeveria serbe 30 milione dollare nuk dhane asnje prove.


Ne piken 16 flitet per viziten e eksperteve te UNMIK-ut shtepise se mitizuar te verdhe ku jane bere operacionet per nxjerrje te organeve njerezore. Vleresimi i UNMIK-ut ka qene negativ nuk kane gjetur fakte inkriminuese.


Per ta kritikuar dhe zhvleresuar raportin e UNMIK-ut z. Dik Marti perpiqet me po ate metode te gabueshme te hedhe dyshimin e tij mbi kete raport ...njerezit qe kane marre pjese ne kete mision te cilet i kemi intervistuarcilet haptazi kane kritikuar mungesen e profesionalizmit....


Ai vazhdimisht operon me argumente te paqena perkatesisht me deshmitare jo konkret. Ai e akuzon UNMIK-un pse nuk kane vazhduar hulumtimet me te detajuara me fjale te tjera perse Komisioni i UNMIK-ut nuk ka vazhduar te zbuloje ate qe parapelqen Dik Marti dhe te tjeret rreth tij.


Ne piken 22 raportuesi nderton argumentin qe e shfajeson ate nese zbulimi i tij do te dale nje konstruksion i sajuar nga pergojimet e qytetareve gazetareve sensacional apo nga memoaret e zyrtareve te larte qe synojne ta kapitalizojne rolin e tyre ne kete krize duke zbuluar fakte shokante.


Keto zbulime jane te sajuara dhe ne funksion te leverdise konkrete te autores e cila pret qe libri i saj te shitet te behet bestseller. Gabimet eventuale ai i arsyeton me kushtet e veshtira te punes.


Ne kapitullin Mafia e paprekshme shqiptare ai krijon nje nocion kryekeput sensacionalist gazetaresk qe nuk mund te trajtohet si argument i dores se pare por sherben qe te thellohen paragjykimet per shqiptaret.


Natyrisht askush nuk mund te mohoje ekzistimin e krimineleve shqiptare te cilet me veprimtarine e tyre kriminale jane armiq me te medhenj te popullit shqiptar. Veprimet e tyre kriminale propaganda antishqiptare i shnderron ne mesazhe te pa pranueshme politike.


Por sot nuk ekziston asnje studim serioz sociologjik qe do te vertetonte funksionimin e krimineleve shqiptare si rrjet i vecuar mafioz. Megjithate mafia ne kuptim te rrjetit kriminal eshte produkt i ndertimit te shtetit mbi parimet e lirise sic jane shtetet me demokratike te botes qe nuk e luftojne madje edhe mafian duke sakrifikuar lirine dhe bazen e shtetit ligjor.


Ne Shqiperi dhe ne Kosove gjithsesi nuk mund te kete mafia por grupe kriminelesh qe scajne koke per patriotizem.


Ne vazhdim duke u thirrur ne qarqe te paidentifikuara e cileson UK-ne si nje strukture jo fisnike. Nese merret parasysh se fjala fisnikeka domethenie morale atehere shtrohet pyetja cila strukture militare qenka fisnike dhe a mund te jene ato te atilla Me kete qasje raportuesi peruron nje standard shume te larte qe asnje komb ne bote nuk mund ta garantoje. Kerkohet nga shqiptaret te jene absolutisht te mire fisnike se perndryshe do te pesojne keq.


Shqiptaret megjithate gjate gjithe kohes se krizes nuk rreshqiten ne zonen e terrorizimit. Ata vepronin vetem brenda zones se konfliktit ne Kosove. Nuk e zgjeruan fushebetejen si ne territorin serb ashtu edhe ne shtete te tjera te botes ku jetojne shqiptaret.


Ne pikat 34 40 41 raportuesi fillon pak nga pak pa asnje dokument te akuzoje SHBA-te per sponzorizues te kryengritjes ...lobimi i fuqishem i SHBA-ve pro UK-se krijoi perceptimin pozitiv per te ne opinionin nderkombetar....


Pra mos te kish qene perkrahja e SHBA-ve shqiptaret dhe kriza ne Kosove do te zgjidhej sipas standardeve te Millosheviqit ose thene me thjesht amerikanet paskan prishe do pazare te tjera gjeostrategjike. Involvimi amerikan ne funksion te pengimit te gjenocidit te paralajmeruar qenka me problematik sesa strategjia serbe e pastrimit energjik te popullit jo lojale ndaj rolit kunderperendimor te soldateskes serbe.


Ne raportin voluminoz 37 faqesh te Dik Martit me se paku trajtohet tema kryesore tregtia me organet njerezore 2-3 faqe.


Ne vend te kesaj teme ai trillon flet per strukturen fisnore te shoqerise shqiptare per mafian shqiptare per UK-ne si nje strukture jofisnike kriminale per percarjet brenda struktures se UK-se per ekzistimin e strukturave inteligjente informative ne kuader te cdo fraksioni per grupin me te fuqishem te Drenices ne krahasim me grupet e tjera kryengritese per fshehjen e fakteve ndaj ketij grupi nga ana e SHBA-ve per llogoret e civileve ne Shqiperi per llogoret ku jane vendosur kundershtaret per rrahjen e te burgosurve ne llogorin e Kukesit per varrezat ne Shqiperi duke trajtuar vdekjet e refugjateve si pasoje e veprimtarise kriminale te segmenteve te ndryshme te strukturave ushtarake te UK-se per likuidimin e serbeve duke iu bashkangjitur perpjekjeve te serbeve qe te fshehin numrin e ushtareve te tyre te vrare gjate bombardimeve te NATO-s.


Ne ate kohe propaganda serbe fshehte numrin e ushtareve te vrare te cilet sot trajtohen si te zhdukur perkatesisht te vrare. Flitet po ashtu per zbulimet e gazetareve amerikane pa i theksuar emrat e tyre edhe pse dihej se ata nuk mund te ishin te shantazhuar nga mafia shqiptare. Emrat e tyre mungojne ashtu edhe te shofereve te kamioneve dhe te fugoneve qe paskan qene te involvuar ne kete veprimtari johumane dhe kriminale.


Raportuesi Dik Marti per te krijuar efektin neverites ne nje kapitull te vecante flet per lutjen e te burgosurve qe te mos masakrohen te copetohen trupat e tyre. Edhe ne kete kapitull mungojne emrat datat vendet ku qenkan masakruar te burgosurit.
Raportuesi nderton argumente duke mos perfille logjiken etiken si dhe metoden elementare qe duhet te kete cdo akuze.


Ai thirret ne pohimin e deshmitareve inekzistente qytetare gazetare dhe zyrtareve te dikurshem qe shkruajne ne menyre skandaloze per te joshur opinionin gjithmone ne funksion te afirmimit te imazhit te prokurorit sypatrembur e cila lufton me qarqet politike qe synojne ti fshehin qellimet dhe interesat e tyre kryesore.
Sido qe te jete fati i ketij raporti ai megjithate do te kete nje efekt konkret. Do ta ringjalle nacionalizmin serb dhe pretendimet e tyre irracionale.


Sipas metodes se perdorur per ndertimin e argumentit qe mbeshtetet ne deklaratat e deshmitareve pa identitet apo ne formulime konfuze te ish-zyrtareve te larte qe merren me krizen jugosllave shume lehte mund te ngriten aktakuza kunder Papes per antikrishterizem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›